Shumë njerëz e lidhin humbjen e peshës me dieta të ashpra dhe orë të gjata në palestër. Por e vërteta është se trupi ynë ka aleatë natyralë që ndihmojnë në djegien e yndyrave, pa sakrifica ekstreme. Sekreti është tek ushqimet që nxisin metabolizmin, mbajnë të ngopur më gjatë dhe përshpejtojnë proceset natyrore të trupit.
Më poshtë janë 5 prej tyre që nuk duhet të mungojnë në pjatën tuaj:
1. Avokado – yndyrat e mira që luftojnë yndyrën
Avokado është i pasur me acide yndyrore të shëndetshme, sidomos omega-3, që ndihmojnë trupin të përdorë më mirë energjinë dhe të ulë ndjesinë e urisë. Për më tepër, fibrat që përmban e mbajnë metabolizmin aktiv.
2. Specat djegës – nxehtësia që djeg kaloritë
Kapsaicina, përbërësi aktiv i specave djegës, nxit djegien e kalorive edhe pasi keni mbaruar ushqimin. Një pjatë me ushqime pikante jo vetëm që shton shijen, por edhe ndihmon trupin të shkrijnë yndyrën.
3. Çaji jeshil – eliksiri i metabolizmit
I njohur si një nga pijet më të shëndetshme, çaji jeshil është i pasur me antioksidantë dhe substanca që stimulojnë djegien e yndyrave, sidomos në zonën e barkut. Dy deri në tre filxhanë në ditë japin efekt të dukshëm.
4. Salmoni – proteina që ngop dhe nxit djegien
Salmoni dhe peshq të tjerë të pasur me omega-3 jo vetëm që janë të mirë për zemrën, por edhe për shkrirjen e yndyrave. Proteinat e salmonit kërkojnë më shumë energji për t’u tretur, duke djegur më shumë kalori gjatë procesit.
5. Farat chia – të vogla, por të fuqishme
Kur përzihen me ujë, këto fara krijojnë një masë xhelatinoze që zgjat ndjesinë e ngopjes. Janë të pasura me fibra dhe proteina, duke ndihmuar trupin të ruajë ekuilibrin dhe të shmangë ngrënien e tepërt.
Këshillë praktike: Në vend që të ndiqni një dietë ekstreme, mjafton të përfshini këto ushqime rregullisht në rutinën tuaj. Trupi do të dijë vetë si t’i përdorë për të shkrirë yndyrën natyrshëm dhe pa stres. /Prive By Liberta Spahiu