Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Rasti me mësimdhënësin, reagon Gold AG: ‘Edukoni fëmijët’!
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Rasti me mësimdhënësin, reagon Gold AG: ‘Edukoni fëmijët’!
Yjet

Rasti me mësimdhënësin, reagon Gold AG: ‘Edukoni fëmijët’!

Written by:
Prive
Last updated: 10 Shkurt, 2026
Share

Reperi i njohur Gold AG ka reaguar ashpër pas lajmit që tronditi kryeqytetin ditën e djeshme, ku një arsimtar në Shkollën e Mesme të Ulët “Pavarësia” sulmoi fizikisht një nxënës.

Contents
  • Dallimi mes gjeneratave: “Kishim turp të ndiznim cigaren”
  • Historia personale: “Isha nxënës para saj edhe pasi u rrita”
  • Mesazhi i prerë për prindërit: “Mos thoni s’ka të drejtë të ma prekë fëmijën”

Sipas detajeve mësimdhënësi është provokuar fizikisht dhe verbalisht nga nxënësi në fjalë duke përdorur metoda të ulta e primitive ndaj tij.

Pra profesori është provokuar në sallë nga nxënësi 15 vjeçar i cili dyshohet se kishte plan të parapërgatitur provokimin me një grup shokësh të cilët i qëndronin prapa për të incizuar në të vetmen sallë ku nuk kishte kamera.

Përmes një shkrimi prekës dhe kritik ka reaguar Gold Ag. Artisti ka vënë theksin te rënia e moralit dhe respektit ndaj figurës së mësuesit në ditët e sotme.

Dallimi mes gjeneratave: “Kishim turp të ndiznim cigaren”

Gold AG e ka nisur reagimin e tij duke kujtuar kohën kur figura e mësuesit ishte e shenjtë. Ai tregon se në gjeneratat e kaluara, respekti ishte aq i madh sa edhe në mbrëmjen e maturës nxënësit kishin turp të ndiznin cigaren para arsimtarëve. Sipas tij, sot situata ka degraduar deri në atë pikë sa nxënësit i drejtohen profesorit me shprehjen “o bir” dhe i shajnë ata pa asnjë ngurrim.

Historia personale: “Isha nxënës para saj edhe pasi u rrita”

Si fëmijë i dy mësuesve, reperi ndau një histori emocionuese për mësuesen e tij të ndjerë, Minire, të cilën e respektonte aq shumë sa fjalët i lidheshin në gjuhë sa herë që e takonte. Ai theksoi se pavarësisht karrierës së tij dhe takimeve me personazhe të rëndësishme botërore, para mësueses ndihej gjithmonë nxënës, gjë që tregon vlerën e edukatës familjare.

Mesazhi i prerë për prindërit: “Mos thoni s’ka të drejtë të ma prekë fëmijën”

Gold AG nuk e ka lënë pa thumbuar edhe sjelljen e prindërve modernë, të cilët shpeshherë mbrojnë gabimet e fëmijëve të tyre. Ndonëse thekson se dhuna nuk është zgjidhje, ai u bën thirrje prindërve që të edukojnë fëmijët dhe të mos i kthejnë telefonat në “armë” kundër mësuesve. “Ti thuaj sa të duash s’guxon me ma prekë evladin tem, po dil njëherë në vend të profesorit dhe pastaj fol,” përfundoi ai mesazhin e tij të fortë. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article “S’ia vlen të shtyhesh me ty”, Teuta Selimi me thumb, kujt po i drejtohet?
Next Article Pas pushimeve në Alpe, Sara Hoxha zbulon problemin me shikimin
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Dasma që bëri histori – flamuri kuq e zi ngritet pas më shumë se një shekulli

Një ngjarje e veçantë dhe plot simbolikë ka ndodhur…

Writen by
Prive
17 Gusht, 2025
Yjet

Zana Avdiu: Na fal Eldion!

Për varrimin e Eldionit, vëllait të artistit Gjesti, janë…

Writen by
Prive
28 Shtator, 2025
Yjet

Çfarë i thoshte rrethit të tij vitin e fundit dizajneri i ndjerë Festim Isufi

Të shtunën iu dha lamtumira dizajnerit Festim Isufi. Ai…

Writen by
Prive
12 Maj, 2025
Yjet

Egli nuk bëhet rahat, befason fansat me kërkesën e saj

Egli Tako ka ndarë një njoftim të rëndësishëm me…

Writen by
Prive
23 Tetor, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

E paqasshme, çka po ndodh me Albën pas BBVK?
10 Shkurt, 2026
Ardian Bujupi po bëhet baba për herë të parë
10 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?