Rihanna mund të mos jetë më “vajza e vetme” në botën e A$AP Rocky-t për shumë gjatë. Reperi i njohur i cili ka dy djem me Rihanna, —RZA (3 vjeç) dhe Riot Rose (22 muajsh)—mund të ketë zbuluar pa dashje gjininë e fëmijës së tretë që po presin.
Gjatë premierës së filmit “Smurfs” në Bruksel, A$AP u pyet nëse foshnja që po vjen është vajza që po prisnin. Ai shikoi nga Rihanna dhe u përgjigj: “Po është, njeri. Po është,” – përpara se të ngrinte një lodër të Smurfette dhe të shtonte me shaka: “Ja ku është, e kupton çfarë po them? Ja ku është.”
Sa i përket planeve për të shtuar edhe më shumë familjen, Rocky u shpreh me humor:
“Do të bëhemi si familja Wayans, e di ti?” – duke iu referuar familjes së famshme me 10 fëmijë. “Dashuria është e bukur, dhe thjesht po e shpërndajmë.”
Ky zbulim i mundshëm vjen vetëm një ditë pasi Riot Rose bëri daljen e tij të parë publike zyrtare, teksa qëndronte në prehrin e Rihannës gjatë sfilatës së A$AP Rocky-t për koleksionin AWGE Menswear Spring/Summer 2026, më 27 qershor në Paris Fashion Week.
Riot dukej i lumtur në rreshtin e parë me mamin e tij, i veshur me një xhaketë të zezë Harley Davidson dhe pantallona cargo ngjyrë vjollcë. Rihanna shkëlqente me një këmishë me vija me mëngë të gjata, një fund të shkurtër plis, çorape dhe taka.
Ndërkohë, A$AP rrëfeu për Vogue në prill se baballarësia ka ndikuar edhe në stilin e tij:
“Të bëhesh baba më ndihmoi ta përqafoj stilin e babit. Unë jam aty tani. Ky është misioni im. E dua.” /Prive By Liberta Spahiu