Duket se talenti rrjedh në venat e familjes Lipa dhe nuk është vetëm Dua ajo që po pushton ekranet!
Motra e vogël e yllit botëror, Rina Lipa, është gati për debutimin e saj të madh në botën e kinemasë. 24-vjeçarja, e cila tashmë ka ndërtuar një emër si modele, do të shfaqet në filmin e ri britanik të krimit, “A Gangster’s Life”.
Rina do të luajë përkrah aktorëve të njohur si Jonny Weldon (nga seriali “One Day”) dhe Tony Cook (nga “Dune: Part Two”). Por, harrojeni vajzën e ëmbël që shihni në Instagram – në këtë film, Rina vjen ndryshe.
Ajo do të interpretojë rolin e Scarlett, një anëtare e një bande të pamëshirshme që operon në një botë të mbushur me rreziqe, vrasje dhe tradhti. Personazhi i saj përshkruhet si pjesë e rëndësishme e ekuipazhit të gangsterit Emery, duke na premtuar se do ta shohim Rinën në një dimension krejt të ri artistik.

Me këtë lëvizje, Rina po ndjek hapat e motrës së saj, Duas, e cila gjithashtu spikati me rolet e saj në “Barbie” dhe filmin “Argylle”.
Filmi “A Gangster’s Life”, i cili i bën homazh klasikëve të Guy Ritchie si “Lock, Stock and Two Smoking Barrels”, pritet të lançohet në platformat dixhitale në Mbretërinë e Bashkuar më 19 Janar.
Mezi presim ta shohim Rinën në aksion! /Prive By Liberta Spahiu


