Sara Gjordeni ka ndarë me ndjekësit një moment nostalgjik nga muzika e viteve ’90 dhe 2000, duke ripostuar një video të Justin Timberlake nga emisioni “The Tonight Show with Jimmy Fallon”.
Në videon e publikuar së fundmi, Justin Timberlake shihet duke kënduar së bashku me mikun e tij, Jimmy Fallon, hitin e famshëm të Backstreet Boys, “I Want It That Way”.
Krahas videos, Sara ka shkruar:
“Si fanse e BSB-së, s’ka çmim të dëgjosh një ish-anëtar të NSYNC-së duke kënduar ‘I Want It That Way’”, duke e shoqëruar reagimin me një emoji të qeshur.
Përmes këtij postimi, ajo ka ndarë me ndjekësit edhe pak nga nostalgjia e saj për muzikën e asaj kohe, duke iu referuar me humor rivalitetit të dikurshëm mes dy grupeve të njohura, Backstreet Boys dhe NSYNC. /Prive By LS

View this post on Instagram


