Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Sara tronditet nga komenti që mori në Instagram
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Sara tronditet nga komenti që mori në Instagram
Yjet

Sara tronditet nga komenti që mori në Instagram

Written by:
Prive
Last updated: 15 Dhjetor, 2025
Share

Sara Hoxha, blogerja e njohur, është përballur së fundmi me anën më të errët të rrjeteve sociale. Ajo që duhej të ishte një moment i mbushur me dashuri dhe emocione – një video dedikuar ditëlindjes së vajzës së saj, Poem Blu – është kthyer në shkas për një lumë ofendimesh të rënda dhe të pakuptimta.

View this post on Instagram

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha)

Sara ka vendosur të mos heshtë dhe ka publikuar në Instastory disa komente shokuese të ardhura nga një ndjekëse.

Komentuesja në fjalë nuk është përmbajtur aspak, duke lëshuar një breshëri akuzash krahinore, raciste dhe personale.

Në komentet e bëra publike, ndjekësja shpërthen në gjuhë urrejtjeje ndaj grave të Shqipërisë, duke i etiketuar ato si “të shitura”, “materialiste” dhe “gratë më të këqija në Evropë”. Por mllefi nuk ndalet me kaq. Ajo vazhdon duke sulmuar identitetin e Sarës me terma si “greke”, “sllave”, “romune” dhe epitete fyese, duke degraduar deri në ofendime për rolin e saj si nënë, me pretendimin absurd se “fëmijët që kanë një nënë të tillë janë për t’u mëshiruar”.

E indinjuar që ky vrer u derdh pikërisht në një postim për fëmijën e saj, Sara ka dhënë një përgjigje publike, duke treguar se shpeshherë mendohet t’i fshijë këto komente, por vendos t’i lërë që njerëzit të mbajnë përgjegjësi për fjalët e tyre.

“Lexoj shpeshherë komente që më shokojnë dhe shpeshherë bëhem gati t’i fshij se nuk e dua këtë energji në Instagramin tim, por gjithmonë i lë me idenë që ai që ka shkruar të mbajë përgjegjësi për atë që lë këtu ose kudo në social media,” – shkruan Sara.

Ajo e mbyll reagimin e saj me një mesazh për karmën dhe energjinë që njerëzit transmetojnë: “Është e shëmtuar të lexosh këto komente në një video emocionuese ku bëhet fjalë për ditëlindjen e gocës. Ça keni mor Zot? Si nuk e kuptuat akoma që po nxorret vetëm mllef dhe të këqija ashtu do ju bëhet jeta juve jo mua. You get what you o njeri.”

Një situatë vërtet e pakëndshme, që na kujton edhe njëherë se bullizmi kibernetik nuk kursen askënd, as në momentet më të ëmbla familjare. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Produksioni e konfirmon, dramë e madhe sonte në prime mes Edit e Dolces
Next Article Dolce e mohon marrëdhënien me Edin para prime-it: “Ishte vetëm njohje!”
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Shenjat që tradhtojnë, kujdes nga to!

Jo të gjitha shenjat janë besnike... Disa dinë ta…

Writen by
Prive
5 Korrik, 2025
Yjet

“Tayna, Kresha & Lyrical Son ‘shpërthejnë’ skenën me ‘Tint’

Treshja më e përfolur e momentit, Tayna, Lyrical Son…

Writen by
Prive
7 Korrik, 2025
Yjet

Dolce bën veprimin e radhës, shijon darkë romantike në Grande Fratello

Shtëpia e "Grande Fratello" është ndezur pas zgjedhjes së…

Writen by
Prive
3 Dhjetor, 2025
Yjet

Luizi sjell hitin e ri me Flamurin e Ilirin

Luiz Ejlli është rikthyer me një surprizë për publikun.…

Writen by
Prive
3 Tetor, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

‘Ku janë premtimet’, pyet Endri në projektin e ri
31 Janar, 2026
Befason gazetari Shëndrit Lumi, publikon këngë për diasporën
31 Janar, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?