Dramat e pas-Big Brother nuk kanë të ndalur, dhe kësaj radhe radhën për të sqaruar gjërat e kishte Sasa Hoda.
E ftuar në rubrikën “Koment për Koment” të Prive By Liberta Spahiu, ajo vendosi t’u japë fund njëherë e mirë thashethemeve që po qarkullojnë kudo në rrjet. Pika më e nxehtë e bisedës ishte pikërisht raporti i saj me këngëtarin Kushtrim pas daljes nga shtëpia e famshme.
Ndërkohë që Kushtrimi kishte deklaruar publikisht se rrugët e tyre nuk ishin kryqëzuar pas përfundimit të rrugëtimit të tij në reality show, Sasa e ka një version krejt tjetër të historisë, duke e nxjerrë atë bllof.
Duke iu përgjigjur kuriozitetit të pafund të ndjekësve, ajo pranoi me qetësi se dyshja në fakt është takuar që të nesërmen e eliminimit të tij, duke zbuluar edhe detajet se si ndodhi gjithçka.
“Jemi takuar. I thashë Kushtrimit që foton që e kemi bërë bashkë postoje ti se unë s’po du. Jemi unë, Labinoti, Kushtrimi. Të nesërmen kur ka dalë Kushtrimi prej Bigut. Edhe pse ai ka thënë s’jam pa me Sasën, jemi parë,” ka thënë ajo.
Por përpara se fansat të fillojnë të krijojnë skenarë romantikë në kokat e tyre, Sasa u sigurua të vendosë pikat mbi “i” rreth asaj se çfarë po ndodh saktësisht mes tyre. Ajo theksoi se pavarësisht raporteve jashtëzakonisht të mira që vazhdojnë të ruajnë, mes tyre nuk ka asgjë më shumë se një miqësi solide.
Jeta e vërtetë jashtë kamerave i ka gjetur të dy shumë të zënë me angazhimet e tyre.
“Raportet tona janë tepër të mira. Për momentin nuk kemi aq shumë kohë për me u pa e me nejtë aq shumë si në shtëpi. Njerëzit po na shohin si çift, po ju them jo, nuk jemi çift,” përfundoi ajo, duke i dhënë kështu fund aludimeve të publikut që shpresonte për një romancë të re në showbiz. /Prive By Liberta Spahiu


