Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: ”S’e kam zgjedhur vetë” – Rrëfimi prekës i Loredanës pas BBVIP
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > ”S’e kam zgjedhur vetë” – Rrëfimi prekës i Loredanës pas BBVIP
Yjet

”S’e kam zgjedhur vetë” – Rrëfimi prekës i Loredanës pas BBVIP

Written by:
Prive
Last updated: 8 Korrik, 2025
Share

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Loredana Brati, ka ndarë me ndjekësit një mesazh të thellë emocional.

Përmes një InstaStory të ndjerë, ajo ka zbuluar se ka nisur terapi logopedike për të përmirësuar shqiptimin në gjuhën shqipe, një hap i guximshëm që dëshmon për vetëdijen dhe forcën e saj për të përballuar sfidat personale.

“Kam nisur një rrugëtim të ri – terapi logopedike për të përmirësuar shqiptimin tim në gjuhën shqipe,” shkruan ajo, duke rrëfyer se ndonjëherë është ndjerë si “e huaj në gjuhën e saj”.

Loredana thekson se për shumë kohë e ka parë këtë si një “problem”, por sot ka një perspektivë tjetër:

“Ajo që kam nuk është një problem – është një vështirësi. Dhe vështirësitë kapercehen.”

Në mesazhin e saj, nuk mungon as një reagim ndaj komenteve negative që ka marrë ndër vite:

“Kjo që kam unë mund t’i ndodhë kujtdo. Të sulmosh dikë për një vështirësi që nuk e ka zgjedhur vetë, është e padrejtë.”

Loredana, e cila gjatë qëndrimit në BBVIP u dallua për karakterin e drejtpërdrejtë dhe ndjeshmërinë, përfundon me një thirrje të fortë për empati dhe mirëkuptim:

“Unë këtë rrugëtim e bëj për Lorin, jo për njerëzit. Ndaj, le të jemi pak më të butë me njëri-tjetrin. Ka gjëra që nuk i zgjedhim vetë – thjesht janë pjesë e jona.”

Ky hap i sinqertë dhe i guximshëm nga Loredana nuk është vetëm një proces personal, është edhe një ftesë publike për pranim, përmirësim dhe dashuri ndaj vetes. / Prive By Liberta Spahiu.

 

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Arsyeja për emrin e veçantë të djalit të Gjirës është… Alaudini!
Next Article Kiara Tito befason ndjekësit – Shfaqet me pamje krejtësisht të re
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Dj Geek feston ditëlindjen vet i dyti, zbulon partneren

Ka kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga…

Writen by
Prive
11 Shtator, 2025
Yjet

Zbulohet banorja e radhës e Big Brother VIP

Nëse keni menduar se viraliteti i Brikena Selmanit mbaroi…

Writen by
Prive
25 Nëntor, 2025
Yjet

Çfarë ilaçesh refuzoi t’i merrte Naim Murseli?

Shpend Haxhibeqiri ish- drejtor i Psikiatrisë Forenzike në QKUK…

Writen by
Prive
22 Shtator, 2025
Yjet

Mitet dhe të vërtetat mbi kujdesin e lëkurës

Lëkura është organi më i madh i trupit dhe…

Writen by
Prive
20 Maj, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

“Ende po e marr veten”, Klodi i befason ndjekësit me postimin e fundit!
4 Mars, 2026
Dramat me djalin dhe nusen, Victoria lë pas inatet familjare
4 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?