Tensionet janë ndezur që në ditët e para të edicionit të ri të Big Brother VIP Kosova 4, i cili nisi të hënën.
Vëmendja kryesore është përqendruar te banorja më e re, 18-vjeçarja Elijona Binakaj, e cila mbart një histori personale tronditëse të humbjes së nënës dhe motrës në një aksident tragjik.
Gjatë natës së mbrëmshme, Elijona është gjetur nën presion të vazhdueshëm nga banoret Alba dhe Benita.
Kulmi i situatës ishte një koment i Benitës drejtuar Elijonës. Në një moment tensioni, Benita u dëgjua t’i thoshte:
“Nuk e ka mamin këtu për ta mbrojtur.”
Ky koment i thellë dhe i ndjeshëm, pavarësisht nëse Benita ishte apo jo në dijeni të historisë së rëndë të Elijonës, humbjen e nënës dhe motrës, është konsideruar gjerësisht si i pamëshirshëm dhe ka shkaktuar menjëherë një valë të fortë reagimesh dhe zemërimi në publikun shqiptar.
Gjithashtu familja e Elijonës, në një deklaratë natën e mbrëmshme, ka ngritur zërin, duke kërkuar ndërhyrjen e produksionit për të ndaluar presionin psikologjik dhe veprimet e papranueshme ndaj vajzës së tyre. /Prive By Liberta Spahiu


