Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Shëndeti fillon nga zorrët! Ky është sekreti i imunitetit në muajt e ftohtë
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Shëndet > Shëndeti fillon nga zorrët! Ky është sekreti i imunitetit në muajt e ftohtë
Shëndet

Shëndeti fillon nga zorrët! Ky është sekreti i imunitetit në muajt e ftohtë

Written by:
Prive
Last updated: 7 Dhjetor, 2025
Share

Në dhjetor 2025, ndërsa festat afrohen, tryezat mbushen me ushqime të bollshme, ritmi i jetës përshpejtohet dhe viroza të ndryshme na shtyjnë shpesh drejt përdorimit të antibiotikëve. Pikërisht në këtë periudhë, zorrët tona bëhen “heroi i heshtur” që mban peshën e gjithçkaje: ushqimit, stresit, barnave.

Këtu hyjnë në skenë probiotikët.

Pse probiotikët janë kaq të rëndësishëm?

Probiotikët janë mikroorganizma të gjallë “të mira” që, kur merren në sasi të mjaftueshme, ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të florës bakteriale të zorrëve.

Studimet tregojnë se ato mund të ndihmojnë në rikthimin e balancës së mikrobiotës pas trajtimeve me antibiotikë dhe të lehtësojnë efekte anësore si diarreja e lidhur me antibiotikët.

 

Një florë e shëndetshme bakteriale lidhet me:

•⁠ ⁠tretje më të mirë dhe lëvizje më të rregullt të zorrëve;
•⁠ ⁠mbështetje të sistemit imunitar, pasi një pjesë e madhe e qelizave mbrojtëse ndodhen pikërisht në zorrë;
•⁠ ⁠rikuperim më të shpejtë pas periudhave të stresit, udhëtimeve apo ndryshimeve të mëdha në dietë.

Jo më kot thuhet se “shëndeti fillon nga zorrët”.
Dhe në muajt e ftohtë, kur organizmi ynë ka nevojë për mbështetje shtesë, probiotikët mund të jenë një aleat i çmuar.

Zgjedhja e farmacistëve të Bora Pharmacy: Lactis B-Complex

Farmacistët e Bora Pharmacy na tregojnë se një nga suplementet që rekomandojnë më shpesh për mbështetjen e florës bakteriale intestinale është *Lactis B-Complex* – një produkt italian nga AGIPS Farmaceutici, i projektuar posaçërisht për të rritur dhe fëmijë.
Produkti bën pjesë në linjën pediatrike, por formatet e tij janë praktike për gjithë familjen.

Çfarë e bën të veçantë Lactis B-Complex?

*1. Kombinim probiotikësh të zgjedhur me kujdes*
Lactis B-Complex përmban disa lloje bakteresh të dobishme si Lactobacillus acidophilus, Bifidobacterium bifidum, Bifidobacterium animalis ssp. lactis, Streptococcus thermophilus, Bacillus coagulans, si dhe maja të dobishme si Saccharomyces boulardii dhe Saccharomyces cerevisiae.

Këta probiotikë ndihmojnë në:

•⁠ ⁠rikthimin e ekuilibrit të florës bakteriale pas diarresë, kapsllëkut, dietave të paqëndrueshme apo përdorimit të antibiotikëve;
•⁠ ⁠ruajtjen e integritetit të mukozës së zorrëve dhe pengimin e shumimit të mikrobeve patogjene.

*2. Vitamina B për energji dhe imunitet*
Formula e Lactis B-Complex janë të pasura me vitamina të kompleksit B (B1, B2, B6, B12, niacinë, acid pantotenik, acid folik). Këto vitamina janë thelbësore për:

•⁠ ⁠metabolizmin normal të energjisë dhe reduktimin e lodhjes;
•⁠ ⁠funksionimin e sistemit nervor dhe mbështetjen e sistemit imunitar.

Për një organizëm të lodhur nga stresi, orët e gjata të punës dhe netët e ftohta të dhjetorit, kjo “dyshe”: probiotikë + vitamina B është si një shtysë për energji dhe mirëqenie.

*3. Me prebiotikë për efekt më të plotë*
Lactis B-Complex në formatin me flakone përmban *inulinë*, një fibër prebiotike që u shërben probiotikëve si “ushqim”, duke i ndihmuar të kolonizojnë më mirë zorrët dhe të qëndrojnë më gjatë aktivë.

Tre forma praktike për çdo nevojë

*Lactis B-Complex 14 qese*

•⁠ ⁠Pluhur orosolubil dhe hidrosolubil, me shije të këndshme, i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë.
•⁠ ⁠Përmban 3 probiotikë kryesorë (Lactobacillus acidophilus, Bifidobacterium bifidum, Saccharomyces boulardii) së bashku me vitamina të kompleksit B.
•⁠ ⁠Mund të tretet direkt në gojë ose në ujë/ndonjë pije tjetër jo të nxehtë – ideal për fëmijët që nuk pëlqejnë format tjera.

*Lactis B-Complex 8 flakone 10 ml*

•⁠ ⁠Lëng praktik me tapë: probiotikët ruhen të ndarë në kapak dhe përzihen me lëngun vetëm në momentin e përdorimit, duke ruajtur kështu aktivitetin e tyre maksimal.
•⁠ ⁠Përmban një kombinim të gjerë probiotikësh, inulinë dhe maja, plus vitamina B-kompleks.
•⁠ ⁠Pa gluten dhe pa laktozë, i përshtatshëm edhe për ata që kanë intolerancë ndaj këtyre përbërësve.

Të dy formatet merren zakonisht *1–2 herë në ditë*, shpeshherë me rekomandimin që të përdoren me stomak bosh, por dozimi i saktë përcaktohet nga mjeku ose farmacisti, sidomos tek fëmijët.

*Lactis pika*
Pika me probiotike me Lactobacillus reuteri, të dizenjuara për ribalancimin e florës bakteriale intestinale.
Forma me pika është shumë praktike për foshnja dhe fëmijë të vegjël, por edhe për të rritur që preferojnë format likuide.
Mënyra e përdorimit: 7 pika një herë në ditë, në një dozë të vetme, pavarësisht vakteve.
Pikat mund të merren direkt në gojë ose të përzihen me ujë apo me një pije tjetër të ftohtë/ në temperaturë ambienti.

Kur mund të mendojmë për Lactis B-Complex?

Farmacistët në Bora Pharmacy e sugjerojnë Lactis B-Complex veçanërisht në situata si:

•⁠ ⁠pas trajtimeve me antibiotikë;
•⁠ ⁠pas diarresë apo kapsllëkut të shoqëruar me fryrje barku;
•⁠ ⁠gjatë stresit të zgjatur, ndryshimeve të mëdha në dietë ose udhëtimeve të gjata;
•⁠ ⁠kur ndjejmë lodhje dhe rënie të energjisë, sidomos në periudhat intensive të vitit si fundi i vitit shkollor apo sezoni i festave.

Një kujdes i vogël, një ndryshim i madh

Lactis B-Complex është *suplement ushqimor* dhe nuk zëvendëson një dietë të ekuilibruar dhe një stil të shëndetshëm jete.

Përpara përdorimit, veçanërisht tek fëmijët, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike ose ata që marrin barna të tjera, është e rëndësishme të këshilloheni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Nëse këtë dhjetor nëse dëshironi t’i bëni një dhuratë të vogël zorrëve dhe energjisë suaj, ndaloni tek *Bora Pharmacy*. Farmacistët do t’ju ndihmojnë të zgjidhni formën më të përshtatshme të përdorimit të Lactis B-Complex për ju dhe familjen tuaj, që 2026-ta të nisë me zorrë të qeta dhe një organizëm më të fortë. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Stresi emocionon me fjalët në ditëlindjen e nënës
Next Article ‘High 10’ tashmë ka datën e publikimit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Shëndet

Mbrojtja e fëmijëve nga gripi fillon në shtëpi! Këshillat që çdo prind duhet t’i dijë

Fëmijët dhe stina e gripit, si t’i mbroni ata?…

Writen by
Prive
21 Tetor, 2025
Shëndet

Qasja natyrale ndaj kollës dhe irritimeve të rrugëve të frymëmarrjes

Kolla është një refleks i natyrshëm mbrojtës i organizmit…

Writen by
Prive
18 Nëntor, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?