Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Shpati do prehet dy hapa larg babait të tij!
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Shpati do prehet dy hapa larg babait të tij!
Yjet

Shpati do prehet dy hapa larg babait të tij!

Written by:
Prive
Last updated: 30 Nëntor, 2025
Share

As në ëndrrat më të këqija, një javë pas lajmit që e dhamë ekskluzivisht për futjen e tij në Big Brother VIP Albania 5, si redaksi, nuk do e çonim nëpër mend se do merrnim rrugën për në Tetovë për këtë arsye. Sot, Shpati u përcoll për në banesën e fundit.

Një artist ikonë, jeta e të cilit u ndërpre papritur nga një sulm në zemër në Itali, atje ku ishte nisur shpresëplotë për trajtimin e djalit të tij të vetëm, Roelit.

Në një koinçidencë të dhimbshme, ai erdhi në jetë një të dielë maji të vitit 1985. Po në të dielë, kësaj radhe nëntori, artisti i madh u përcoll për në amshim.

Gjatë ceremonisë, Big Mama nuk i mbante lotët, teksa mes dhimbjes merrej me organizimin e çdo detaji. Jo shumë kohë pas, rreth orës 10:30, aty mbërriti edhe nëna Gjylymsere. Përkundër dhimbjes që i djeg shpirtin, ajo u mbajt gur e fortë!

Trupi i Shpatit u dërgua për herë të fundit edhe në skenën ku nisi gjithçka si i vogël, në një rrugëtim plot ëndrra e që i solli suksese të mëdha në diskografinë shqiptare.

Por, mes gjithë dhimbjes dhe lotëve që pushtuan Tetovën sot, një detaj rrëqethës mbart një simbolikë të rëndë që pak kush e vuri re.

25 vite më parë, Shpati i kishte dhënë lamtumirën babait të tij, kur ishte vetëm 15 vjeç – një humbje që e shënjoi jetën e tij. Jeta e deshi që çerek shekulli më pas, në një bashkim tragjik, trupi i tij të prehet vetëm dy hapa larg të atit.

Babë e bir, tashmë të bashkuar në përjetësi, pranë njëri-tjetrit.

Prive By Liberta Spahiu ju sjell reportazhin e plotë nga akademia përkujtimore dhe pamjet prekëse të lamtumirës pranë babait të tij në videon e mëposhtme.

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article ‘Mbi tre mijë njerëz për ty’, Rezarti prek me lamtumirën për Shpatin
Next Article Don Xhoni jep lajmin e hidhur për gjyshen virale
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

‘Ishe në tri lidhje njëkohësisht’, Bay T nuk kursehet, ia kthen Drilonit

Pas zhurmës së madhe që shkaktoi një fotografi e…

Writen by
Prive
28 Korrik, 2025
Yjet

Martohet motra e Nora Istrefit, familja shkëlqen në dasmë

Tashmë nuk ka vend për dyshime. Nita Istrefi, motra…

Writen by
Prive
31 Dhjetor, 2025
Yjet

Pas Rozanës, edhe Vserlo bëhet ‘qull’ nga kjo konkurrente!

Vserlo dhe Ola janë dy banorët e rinj të…

Writen by
Prive
18 Shkurt, 2025
Yjet

Nis rrënimi i mbindërtimit në banesën e Julit

Në fillim të muajit shtator, banorët e një kompleksi…

Writen by
Prive
7 Tetor, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?