Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Shteti e kërkon me urdhërarrest ndërkombëtar Arbenita Ismajlin
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Shteti e kërkon me urdhërarrest ndërkombëtar Arbenita Ismajlin
Yjet

Shteti e kërkon me urdhërarrest ndërkombëtar Arbenita Ismajlin

Written by:
Prive
Last updated: 14 Gusht, 2025
Share

Gjykata Themelore në Gjilan, departamenti i përgjithshëm ka lëshuar urdhërarrest dhe letër rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit.

Kjo është konfirmuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjilan.

Në mes të muajit qershor të këtij viti, Prokuroria Themelore në Gjilan ka nxjerrë një aktvendim për fillim të hetimeve ndaj Ismailit, pasi që, sipas saj, ekziston dyshimi i bazuar se ajo nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës për të takuar vajzën me babanë biologjik, Feronit Shabani, duke kryer kështu veprën penale Mospërfillje e gjykatës.

Nga 19 marsi i këtij viti, “Arbenita Shabani lsmajli, me dashje nuk i është bindur urdhrit apo vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës, në Republikën e Kosovës, respektivisht aktvendimit mbi pajtimin gjyqësor, përmes procesverbalit me numër C.nr.3508/2024, të datës 12.06.2024 ashtu që, e pandehura pasi që është njoftuar lidhur me revokimin e autorizimit nga i dëmtuari ish bashkëshorti i saj Feronit Shabani, me të cilin autorizim, të pandehurës i është lejuar nga ana e të dëmtuarit, që fëmijën e tyre N.Sh., ta marrë me vete jashtë Republikës së Kosovës, e pandehura edhe pse në dijeni lidhur me revokimin e autorizimit, asnjëherë nga momenti i revokimit me datë 19.03.2025, nuk ia ka mundësuar kontaktimin me fëmijën të dëmtuarit si baba biologjik, duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e formës së prerë, në të cilin është përcaktuar kontakti me fëmijën dy herë në muaj, vikendin e parë dhe të tretë përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan”, thuhet në këtë aktvendim të cilin e ka siguruar Klan Kosova.

Prokurori i shtetit, pas vlerësimit të informatave, provave dhe materialeve të tërësishme të dorëzuara nga policia, ka ardhur në përfundim për të filluar hetimet në drejtim të veprës penale Mospërfillje e gjykatës, i cili dyshim mbështetet në provat materiale si, deklarata në polici e të dëmtuarit në cilësi të dëshmitarit Feronit Shabani, njoftimi nga QP5 në Gjilan, me datë 16.04.202S, autorizimi i noterizuar për dhënien e pëlqimit, numër LRP.nr.472/2025, i datës 21.01.2025, revokimi i autorizimit të noterizuar, me numër LRP.nr.174/2025, i datës 19.03.2025, procesverbal mbi shqyrtimin kryesor, i datës 12.06.2024, në Gjykatën Themelore në Gjilan, Aktgjykimi C.nr.1048/2023, i datës 20.12.2023, i Gjykatës Themelore në Gjilan, Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit CA.nr.891/2024, i datës 24.04.2024, komunikimet elektronike në mes të policisë dhe njësisë së ILEC, të cilat prova paraqesin bazë të mjaftueshme për fillimin e hetimeve, duke përmbushur stadin mbi dyshimin e arsyeshëm, se e Arbenita Ismaili ka kryer veprën penale në fjalë.

Organi i akuzës në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj Ismailit, të cilën e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në po këtë qytet më 10 korrik të këtij viti për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”.

Sipas prokurores Rabije Sadiku, për këtë aktakuzë që ka siguruar Klan Kosova, ekziston dyshimi i bazuar se “nga muaji shtator i vitit 2024 në vazhdimësi, e pandehura me dashje dhe në mënyrë të kundërligjshme, e merr, mban ose rrëmben, nga prindi fëmijën — vajzën N.Sh., në atë mënyrë që përkundër që me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan Divizioni Civil, të dëmtuarit — babait Feronit Shabani, i është besuar ushtrimi i të drejtës prindërore, e pandehura ka marrë vajzën është larguar nga Kosova, me qëllim të shkuarjes, në vendet e ndryshme të Evropës dhe Lindjes së afërt, kështu duke ja ndërprerë dhe duke ia pamundësuar kundërligjshëm të dëmtuarit babait të kujdeset për vajzën, ashtu që i dëmtuari nuk ka mundësi të ushtroj të drejtën prindërore e cila i është besuar nga gjykata, me c’rast e pandehura me veprimet e saj ka penguar ekzekutimin e vendimit të detyrueshëm të organit Kompetent mbi besimin e fëmijës në përkujdesje, ruajtje, zhvillim dhe edukim, veprime këto në kundërshtim me ligjin mbi familjen, në kundërshtim me vendimin e gjykatës të vitit 2024, e po ashtu edhe në kundërshtim me revokimin e autorizimit të datës, 22 korrik 2024”.

Në këtë aktakuzë, Arbenita Ismajli është e ngarkuar edhe me veprën penale Mospërfillje e gjykatës, pasi që “më datë 02, 16 dhe 28 Gusht 2024, në Gjilan, në Qendrën për Punë Sociale, e pandehura, me dashje dhe me qëllim ha shkelur pajtimin gjyqësor në atë mënyrë që të dëmtuarit — babait Feronit Shabanit, përkundër se janë marrë vësh që i dëmtuari të ketë kontakt me fëmijën e përbashkët N.Sh. dhe atë dy herë në muaj, vikendin e parë dhe të tretë, ditën e premte nga ora 15:00 e deri ditën e hënë në ora 10:00, e gjithë kjo të bëhet përmes QPS në Gjilan, e po ashtu e mitura të kontaktoj me babën edhe gjatë festave shtetërore, zyrtare, fetare, pushimeve veriore dhe dimërore, ditëlindjeve dhe koha e kontaktit të jetë e barabartë, e pandehura ka treguar mosgatishmëri që t’i bindet vendimit në pajtimin gjyqësor të lëshuar nga Gjykatës Themelore në Gjilan-Divizioni Civil”.

Arbenita Ismajli e ka fituar të drejtën e kujdestarisë për vajzën në vitin 2024.

Po kjo prokurori, në qytetin e Gjilanit ka aktakuzë ndaj Feronit Shabanit për tri vepra penale, dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje.

Sipas aktakuzës, Fero akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe sjellje kërcënuese ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli, në periudhën qershor – tetor 2024. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Petrit Kllokoqi me flamurin e Dardanisë ngjitet në majën më të lartë në Europë
Next Article Ditëlindja nis në mënyrën më unike për Ilirianën
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

‘Më neglizhoi mjekja, G-Bani rrëfen tmerrin që përjetoi në sfidën me shëndetin

Pas situatës së fundit shëndetësore që e dërgoi në…

Writen by
Prive
16 Shkurt, 2026
Yjet

Yjet sjellin parashikime të rëndësishme për ju

Dita e sotme sjell energji të ndryshme për secilën…

Writen by
Prive
11 Prill, 2025
Yjet

I Fejuari i Dua Lipës, Callum Turner Zbulon “Trekëndëshin e Dashurisë” me Seth Meyers dhe me të!

Aktori britanik, Callum Turner, i njohur për rolet e…

Writen by
Prive
14 Nëntor, 2025
Yjet

Beteja ligjore mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie merr kthesë të papritur

Pavarësisht se divorci i tyre u finalizua më 31…

Writen by
Prive
11 Korrik, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Afrona bëhet me super shtëpi të re në Kosovë
1 Prill, 2026
Elita Rudi prank fëmijëve për 1 prill, vajza fillon të qajë
1 Prill, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Manage Consent

Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Functional Always active
Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
View preferences
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?