Që prej daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 4”, Sasa Hoda ka qenë në sytë e publikut, po aq sa ishte edhe brenda shtëpisë. Fansat e saj besnikë kanë pritur me kureshtje të dinë më shumë për botën e saj private jashtë kamerave, dhe sot ajo i ka befasuar të gjithë me një postim mjaft të veçantë.
Për herë të parë, Sasa prezantoi publikisht mamin, duke zbuluar kështu njërën nga shtyllat më të rëndësishme të jetës së saj.
Ajo që bie në sy menjëherë është ngjashmëria e madhe mes tyre. Shihet qartë se Sasa e ka trashëguar të gjithë bukurinë dhe hijeshinë nga nena e saj, duke u dhënë përgjigje të gjithë ndjekësve se nga vijnë tiparet e saj aq të komentuara.
Ky imazh i ëmbël tregon anën më të ndjeshme të ish-banores, e cila pas famës së madhe që mori në BBVK4, po shijon çdo moment pranë familjes.
/Prive By Liberta Spahiu



