Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Si nisi gjithçka në dramën familjare? Faik Retkoceri jep versionin e tij
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Si nisi gjithçka në dramën familjare? Faik Retkoceri jep versionin e tij
Yjet

Si nisi gjithçka në dramën familjare? Faik Retkoceri jep versionin e tij

Written by:
Prive
Last updated: 4 Janar, 2026
Share

Babai i Mal Retkocerit, Faik Retkoceri, ka thyer heshtjen në një intervistë për “Prive by Liberta Spahiu”, duke dhënë versionin e tij të historisë lidhur me ndarjen nga këngëtarja Violeta Kukaj dhe marrëdhënien e tensionuar me fëmijët.

Contents
  • Akuzat për “komandim” të djalit
  • Mesazhi i gjyshes

Gjatë këtij rrëfimi për emisionin, Retkoceri i ka përshkruar raportet familjare nga këndvështrimi i tij, duke hedhur pretendime të forta se distanca e krijuar mes tij dhe djalit, Malit, është pasojë e ndikimit të drejtpërdrejtë të ish-bashkëshortes.

Akuzat për “komandim” të djalit

Sipas pretendimeve të Faikut të dhëna për “Prive by Liberta Spahiu”, Mali nuk ka refuzuar ta takojë atë me dëshirë të plotë, por për shkak se “nuk guxon” nga e ëma. Ai e ka cilësuar situatën e djalit si një jetesë nën urdhra strikte.

“E ka nën komandë, Mali jeton me Violetën. Mali varet nga Violeta. Djali hezitonte, donte të pranonte, s’donte të pranonte, por nuk guxonte të pranonte për shkak të Violetës,” është shprehur ai në intervistë, duke insistuar se ky është shkaku i vetëm i mungesës së komunikimit.

Në rrëfimin e tij për të kaluarën, Faiku pretendon se familja kishte jetuar në harmoni të plotë para se të nisnin problemet. Ai thekson se këngëtarja ishte trajtuar me respekt maksimal nga ai dhe familjarët e tij (nëna dhe motrat), por sipas tij, situata ndryshoi papritur.

“Fëmijët kanë jetuar si pëllumba… Violeta i ka infektuar, çka e gjeti, çka është bërë, Violeta i infektoi edhe doli nga shtëpia,” ka deklaruar Retkoceri, duke ia faturuar asaj përgjegjësinë për ndryshimin e klimës në shtëpi.

Sa i përket arsyes konkrete të krizës martesore, në versionin që Faiku dha për “Prive by Liberta Spahiu”, zanafilla ishte ekonomike. Ai pretendon se problemet nisën gjatë një renovimi shtëpie, ku ishin hasur vështirësi në shlyerjen e kredisë, gjë që sipas tij çoi në krisjen e marrëdhënies.

Mesazhi i gjyshes

Pjesë e këtij prononcimi ishte edhe nëna e Faikut (gjyshja e Malit). Ajo u shpreh se ndjen mall për nipin e saj, duke lënë mënjanë akuzat për të dhënë një mesazh mbështetjeje. Ajo shprehu dëshirën që Mali të dalë fitimtar në rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP Albania”. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Ndizet alarmi në BBVK, Vëllai i Madh merr këtë vendim për banorët
Next Article ‘S’jemi si Rasimi, turp’, Kozaku nuk kursen influencerin, e thumbon hapur
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Zbulohet data, ja kur mbahet finalja e BBVA

Sonte është zbuluar data se kur do të mbahet…

Writen by
Prive
29 Mars, 2025
Yjet

“E du”, sjell në duet Gold Ag dhe Burakun

Gold Ag dhe Burak Vehapi kanë bashkuar forcat për…

Writen by
Prive
19 Maj, 2025
Yjet

Nëse ‘Ex’ është dedikim, u kuptua ‘fajtori’ i ndarjes Leo-Lela!

Leonardo Gashi ka publikuar sonte projektin e tij më…

Writen by
Prive
1 Nëntor, 2025
Yjet

Beatrix kapet me të dashurin e ri?

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut,…

Writen by
Prive
20 Nëntor, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?