Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Si rrallëherë, Aslihan flet për marrëdhënien me Çağatay Ulusoy
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Si rrallëherë, Aslihan flet për marrëdhënien me Çağatay Ulusoy
Yjet

Si rrallëherë, Aslihan flet për marrëdhënien me Çağatay Ulusoy

Written by:
Prive
Last updated: 18 Tetor, 2025
Share

Aktori i njohur turk, Çağatay Ulusoy, tregoi edhe një herë se përveçse partner i përkushtuar, është edhe mbështetësi më i madh i të dashurës së tij, Aslıhan Malbora.

Ulusoy u pa në prapaskenë gjatë premierës së shfaqjes teatrale “Eşyanın Tabiatı”, ku Aslıhan interpreton përkrah aktorit Mert Turak. Sipas mediave turke, aktori ka qenë aty për ta inkurajuar të dashurën para daljes së saj në skenë dhe për t’i qëndruar pranë në një moment të rëndësishëm të karrierës.

Prania e tij nuk kaloi pa u vënë re nga të pranishmit dhe fansat, të cilët e vlerësuan gjestin si një shenjë të bukur dashurie e përkrahjeje.

Pas shfaqjes, Aslıhan Malbora dha një intervistë ku u pyet për marrëdhënien me Çağatay Ulusoy dhe ndikimin që ai ka në jetën e saj profesionale. Me shumë sinqeritet, aktorja u shpreh:

“Në fushën e aktrimit kemi vende ku ndajmë eksperienca dhe na ndihmon njëri-tjetrin. Ai është gjithmonë pranë meje për mbështetje, dhe e falënderoj shumë për këtë. Ka momente kur diskutojmë për role, për mënyra interpretimi, dhe kjo më ndihmon shumë.”

E pyetur për ditëlindjen e tij që ishte javë më parë, Aslıhan u përgjigj me thjeshtësi:

“Nuk kishte ndonjë festë të madhe, ndoshta vetëm pak pushim… por gjithçka ishte e bukur. Faleminderit që pyetët.”

Aktorja, e cila po e shijon suksesin e saj në teatrin turk, shihet gjithnjë e më e lumtur në krahët e Ulusoyt. Të dy janë një nga çiftet më të komentuar të momentit në Turqi, por ndryshe nga shumë të famshëm të tjerë, ata mbajnë lidhjen private duke e mbajtur lidhjen larg bujës së mediave.

Ndërkohë, shfaqja “Eşyanın Tabiatı” ka marrë vlerësime të mira për mënyrën e saj të veçantë të trajtimit të temave njerëzore dhe emocionale, ndërsa Aslıhan Malbora është përgëzuar për interpretimin e saj të ndjerë e të natyrshëm.

Me mbështetjen e partnerit dhe suksesin në karrierë, duket se ky është një moment shumë i bukur për aktoren turke. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article ‘Pse gënjen’, Rikja i kthehet Meritonit për deklaratën
Next Article ‘Ky raportohet në polici’, Burim Pacolli replikon me vëllain e Don Xhonit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Ndahet nga jeta moderatorja e njohur Linda Imami

Moderatorja e njohur Linda Imami është ndarë nga jeta…

Writen by
Prive
7 Shtator, 2025
Yjet

Përmbushet ëndrra e Kreshnikut, fëmijët jetimë bëhen me shtëpi të re

Në një mbrëmje plot emocione në emisionin “Për Shqiptarët”,…

Writen by
Prive
20 Shtator, 2025
Yjet

Luizi e ‘ha’ çantë kokës nga Kiara

Luizi dhe Kiara po shijojnë pushimet e përbashkëta në…

Writen by
Prive
7 Gusht, 2025
Yjet

Gashi ‘lëshon’ bombën për Ledri Vulën – ja çfarë ndodhi pas bashkëpunimit!

Reperi shqiptar me popullaritet internacional, Gashi ka dhënë një…

Writen by
Prive
8 Mars, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?