Këngëtarja e njohur Teuta Selimi ka habitur ndjekësit e saj në Instagram me një postim të fortë në orët e para të mëngjesit.
Përmes një shkrimi të gjatë, ajo ka bërë të qartë se nuk ka më vend për tolerancë ndaj dikujt që e ka zhgënjyer. Teuta ka deklaruar se beson verbërisht te intuita e saj dhe te gjërat që ka parë e dëgjuar vetë, duke u betuar se nuk do të kthehet kurrë pas në këtë vendim.
“S’ja vlen as me u shty me ty”
Pa përmendur emra, por me një gjuhë mjaft të drejtpërdrejtë, artistja e ka cilësuar personin në fjalë si “të dobët” dhe “të parëndësishëm”. Ajo ka theksuar se nuk po përpiqet të dalë fitimtare, pasi sipas saj, personi përballë nuk ka as vlerën minimale për të hapur një debat. “S’ja vlen as me u shty me ty,” shkruan Teuta, duke lënë të kuptohet se ka ndërprerë çdo urë komunikimi.
Kritika e ashpër: Njerëz që “vetëm marrin frymë”
Në një nga pjesët më goditëse të mesazhit, këngëtarja ka përdorur një krahasim të fortë për të përshkruar karakterin e personit që i drejtohet. Ajo ka kujtuar fjalët e një mikut të saj për njerëzit që janë “kot” dhe që thjesht zgjohen e vishen pa pasur asnjë peshë njerëzore, duke e radhitur personin në fjalë pikërisht në këtë grup. Ky zhvlerësim total tregon për një thyerje të madhe të besimit.
Ndjesa për ndjekësit dhe nota e ironisë
Edhe pse në një situatë të tensionuar, Teuta nuk ka harruar fansat e saj. Në fund të postimit, ajo ka kërkuar ndjesë që po i ngarkon ndjekësit me të tilla shkrime, por e ka kaluar me sportivitet duke e quajtur këtë si një “taksirat” që duhet ndarë. Ky reagim ka ngritur menjëherë pikëpyetje te publiku: Kujt i drejtohet Teuta me këto fjalë kaq të rënda? /Prive By Liberta Spahiu



