Gjithçka nisi pasditen e djeshme, kur një klip i transmetuar zbuloi fytyrën e vërtetë të lojës. Në video, Selin u shfaq duke biseduar me kode dhe me zë të ulët me Mirin, një veprim që konfirmoi dyshimet se ajo po luante me dy porta. Ky moment ishte “thika pas shpine” që zhgënjeu thellësisht Gimbon, i cili e kuptoi se sinqeriteti i tij po keqpërdorej nga modelja.
Por ndërsa Gimbo po e përjeton këtë zhgënjim brenda mureve pa e ditur mbështetjen që ka, jashtë shtëpisë “lufta” ka marrë përmasa të tjera.
Motrat e tij, Finesa dhe Elona Blakaj, kanë reaguar ashpër në Instagram, duke thumbuar drejtpërdrejtë moralin e vajzave në shtëpi, specifikisht Selinës.
Finesa shkroi: “E ke edukatë të familjes respektin ndaj vajzave se je rrit me një familje veç me vajza, kështu që vazhdo tregoju edukatë aty se kanë nevojë”, duke lënë të kuptohet qartë se sjellja e Selinës lë për të dëshiruar.
Në të njëjtën linjë, Elona e cilësoi vëllanë e saj “Mbret” për kulturën e treguar, duke shtuar se “i drejti fiton gjithmonë”. Familja Blakaj e ka dhënë verdiktin e saj: Gimbo mbetet një zotëri që po luan pastër, ndërsa Selin me lojën e saj të dyfishtë sapo ka humbur pikë të rëndësishme te publiku. / Prive By Liberta Spahiu



