Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Sonila kundër Nedës: ‘Cinike të caktosh gjyshër të dënuar me rritje mbesash e nipash, një rrogë s’mjafton”
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Sonila kundër Nedës: ‘Cinike të caktosh gjyshër të dënuar me rritje mbesash e nipash, një rrogë s’mjafton”
Yjet

Sonila kundër Nedës: ‘Cinike të caktosh gjyshër të dënuar me rritje mbesash e nipash, një rrogë s’mjafton”

Written by:
Prive
Last updated: 2 Qershor, 2025
Share

Një mesazh i ndarë nga opinionistja Neda Balluku ka ndezur një debat të fortë në rrjetet sociale. Ajo, përmes një videoje të realizuar nga Parku i Liqenit në Tiranë, u shpreh e revoltuar ndaj prindërve të rinj që ua besojnë rritjen e fëmijëve gjyshërve të tyre.

“A ka mundësi të mos ia lini prindërve tuaj kalamajtë se ua nxitë jetën?”, tha Neda. “Po ua merrni edhe ato pak vite që iu kanë ngelur për të jetuar sepse kanë vuajtur me prindërit e tyre, familjet e tyre, të gjithë të varfër, pa asnjë lloj mundësie.”

Deklarata u shpërnda me shpejtësi në rrjet dhe në llogarinë zyrtare të Prive në Instagram, duke ndarë publikun në dy kampe. Shumë komentues e mbështetën Nedën për sinqeritetin dhe guximin, por po aq të shumtë ishin edhe ata që e konsideruan këtë qasje të shkëputur nga realiteti i përditshëm i shumicës së familjeve shqiptare.

View this post on Instagram

A post shared by Prive by Liberta Spahiu (@prive.libertaspahiu)

Në këtë polemikë është përfshirë edhe gazetarja e njohur Sonila Meço, e cila ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe prekës, ku rrëfen përvojën e saj si nënë, gazetare dhe pjesë e një sistemi që – siç thotë ajo – ka privatizuar plotësisht barrën e prindërimit.

“Fëmija është një pasuri publike, por rritja e tij është lënë si një ‘ndëshkim’ privat”, shkruan Meço. “Tepër cinike të shohësh të panjohur në rrugë e t’i përcaktosh si gjyshër ‘të dënuar’ me rritje nipërish e mbesash.”

Ajo thekson se shumë prindër nuk kanë luksin të zgjedhin ndryshe: “Shumë nuk i lejon jeta. Ose më saktë: nuk i lejon sistemi. Nuk është e drejtë të masim të gjithë me të njëjtën kut morali, kur rrugët që ndjekim janë kaq të ndryshme.”

Gazetarja rikujton edhe kohën kur, për shkak të profesionit në media, ishte e detyruar të punonte pa orar dhe pa ndihmë:
“E kam provuar mbi shpinë, kur puna në media më mbante pa orar… Prindërit e tim shoqi ishin shpëtimi për një familje të re, që vajza të rritej me dashuri e kujdes.”

Sipas saj, realiteti i shumë familjeve është i vështirë, madje i pamëshirshëm. “Kur punon nga mëngjesi në darkë, për një rrogë që nuk mjafton, kur çerdhja është plot, dadoja e papërballueshme dhe shteti nuk ekziston… çfarë bën? U thua gjyshërve: ‘Ma mbani dhe kësaj here!’ Dhe ata i mbajnë.”

Meço pranon që gjyshërit janë të lodhur, por thekson se problemi nuk është tek prindërit, por tek shteti:
“Jam dakord se gjyshërit janë të lodhur, por jo vetëm nga rritja e detyruar e nipërve dhe mbesave, por nga një sistem që i trajton si barrë dhe jo si pasuri.”

Ajo kritikon mungesën e politikave sociale për familjen dhe fëmijët, duke shtuar:
“Shteti s’ofron kujdes real për fëmijët e vegjël. Çerdhet dhe kopshtet publike nuk i përmbushin nevojat, janë të mbipopulluara, ndërsa ato private janë të papërballueshme për shumicën.”

Në fund të reagimit të saj, Meço sjell një reflektim të fortë:

“Nuk ka politika që ndihmojnë me strehimin, kujdesin ndaj fëmijës, përkrahjen psikologjike apo fleksibilitetin në punë. Të bëhesh prind sot është një barrë private në një shtet që s’ka asnjë përgjegjësi publike.”

Reagimi i saj u mirëprit gjerësisht nga ndjekës të shumtë që ndihen të përfaqësuar në këtë realitet të vështirë social dhe ekonomik, ku gjyshërit shpesh janë hallka e vetme që mban të qëndrueshme një familje të re.

Po ju, çfarë mendoni? Është mungesë përgjegjësie ndaj brezit të vjetër, apo mungesë përkrahjeje ndaj brezit të ri? Na tregoni mendimin tuaj në komente.
/Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Brooklyn kërkon ndihmë ligjore për reputacionin, mes largimit nga familja Beckham
Next Article Stresi vret më shumë se sheqeri, si ta dalloni në trupin tuaj?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Tensione në Fermë, Roni shan Albën: “Ta …”

Mesa duket, tensionet në Ferma VIP 2 po rriten…

Writen by
Prive
29 Prill, 2025
Yjet

‘Nuk është tipi im,’ Dolce bën deklaratën që s’pritej për Edin

Banorja e Big Brother Vip Kosova, Dolce, e cila…

Writen by
Prive
2 Dhjetor, 2025
Yjet

“Ja dolëm”, kënga e re e Adrit dhe Ilirianës qenka hit!

Adri dhe Iliriana kanë publikuar këngën e tyre më…

Writen by
Prive
12 Maj, 2025
Yjet

Refuzoi propozimin për martesë, fati tragjik i 22 vjeçares që ka shokuar Turqinë

Një krim makabër ka tronditur opinionin publik turk, duke…

Writen by
Prive
20 Korrik, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Kolagjeni, sekreti i forcës dhe elasticitetit të trupit
12 Mars, 2026
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, ja kur del para gjykatës
12 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?