Sonte mbrëma pritet të mbajë të mbërthyer pas ekranit gjithë ndjekësit e Big Brother VIP Albania, pasi shtëpia më e famshme është në prag të një gjysmëfinaleje që rezervon shumë mister dhe të papritura. Pas javësh të tëra dinamikash dhe debatesh, vetëm tre nga pesë banorët e mbetur do të arrijnë t’i bashkëngjiten Selinit në finalen e madhe, e cila do të mbahet me 18 prill. Ankthi mbi atë se kush shkon në finale ka arritur kulmin.
Gara është e hapur dhe e ashpër mes Brikenës, Mateos, Mirit, Shëndritit dhe Rogertit, të cilët presin vendimin e publikut për tre vendet e mbetura.
Por e gjithë vëmendja sonte padyshim do të jetë te Brikena, e cila do të jetë e vetmja që do të kalojë një vorbull emocionesh mjaft të forta. B
ukuroshja kosovare, pa dyshim një ndër protagonistet kryesore të këtij sezoni, pas orës 12 të natës feston ditëlindjen e saj të 26-të. Kjo është një datë me domethënie të dyfishtë për të, pasi në të njëjtën ditë feston ditëlindjen edhe motra e saj, e cila mbush 8 vjeç.
Dihet tashmë se ajo do të befasohet me një festë të organizuar brenda shtëpisë për të pritur mesnatën.
Megjithatë, pyetja që po mban në ankth gjithë fansat është: a do të jetë kjo përcjellja e saj nga shtëpia, vetëm një javë para finales, duke u kthyer në një “dhuratë” lamtumire jo shumë të këndshme, apo bukuroshja do të mund të festojë zyrtarisht si finaliste?
E gjithë kjo mbetet për t’u parë sonte gjatë spektaklit, i cili premton të jetë një nga netët më vendimtare të këtij edicioni. /Prive By Liberta Spahiu


