Sonte është një natë e madhe dhe plot emocione në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Ashtu siç është paralajmëruar, do të mbahet “dasma” shumë e pritur mes dy banorëve, Brikenës dhe Mateos. Për ta bërë këtë ngjarje sa më reale dhe të paharrueshme, produksioni ka menduar të sjellë një surprizë fantastike.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Instagram, është zbuluar se i ftuari special i kësaj mbrëmjeje do të jetë këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Gena. Me energjinë e tij të jashtëzakonshme dhe repertorin e pasur, ai pritet të ndezë atmosferën dhe t’i dhurojë banorëve një natë plot muzikë dhe kërcim.
“Një surprizë speciale për këtë mbrëmje të veçantë. Për një atmosferë plot muzikë dhe festë, dasma e Brikenës dhe Mateos do të ketë si të ftuar special, Genën!”, shkruhet në njoftimin zyrtar të faqes së BBVA.
Spektakli dhe atmosfera e dasmës pritet të nisin live në orën 20:30, ku sytë e të gjithë publikut do të jenë drejtuar te çifti i mbrëmjes dhe surprizat që i presin.
/Prive By Liberta Spahiu


