Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Kosova 4 u përmbyll me eliminimin e Kushtrim Kelanit, i cili u eleminua nga loja në një televotim të fortë përballë Ludo Lee dhe këngëtarit Labinot Rexha.
Menjëherë pas kësaj, reperi i njohur Stresi ka zbuluar prapaskenat e votimit, duke treguar mbështetjen masive për mikun e tij.
Përmes një postimi në Instagram, Stresi ka publikuar dëshmitë e votave, duke deklaruar se ka dërguar plot 15 mijë votanë favor të Labit. Reperi u shpreh se këtë e bën për shoqërinë që të dy gëzojnë.
“Çfarë janë 15.000 vota për shoqëri? Vaj hallin në finale,” ka shkruar Stresi në postimin e tij.
Nuk është hera e parë që Stresi po dëshmon mbështetjen e tij ndaj Labit në këtë sezon të BBVK, ndërsa tani edhe me dëshmi. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


