Këngëtarja e njohur Fatlume Popovci ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale detaje të sinqerta rreth mënyrës se si po e përballon periudhën e vështirë pas divorcit.
Gjatë një bashkëbisedimi virtual në formën e pyetje-përgjigjeve (Q&A), një ndjekëse e ka pyetur këngëtaren se si po arrin ta menaxhojë ndarjen, duke i rrëfyer se një përvojë e ngjashme e kishte “shkatërruar” emocionalisht.
Përgjigjja e Fatlumes tregoi anën e saj njerëzore dhe të pafiltruar, duke dëshmuar se procesi i shërimit është i mbushur me ulje-ngritje.
“Herë duke qarë e herë duke qeshur, kaloj një super sfidë,” – ishte përgjigjja e saj e drejtpërdrejtë.

Ky reagim i saj vjen pas daljes së saj publike ku foli hapur për jetën e saj personale.
Kujtojmë se rreth një muaj më parë, Fatlume Popovci në Prive by Liberta Spahiu, theu heshtjen duke konfirmuar publikisht ndarjen nga bashkëshorti pas gati 20 vitesh martesë, një vendim kyç që ka shënjuar një kapitull të ri dhe sfidues në jetën e saj. /Prive By Liberta Spahiu


