“Tararam” – kjo është shprehja ikonike me të cilën Ariot Myrtaj ka nisur çdo video të tij virale së fundmi, qoftë duke provuar ushqime të rrugës apo duke eksploruar cepa të panjohur të Amerikës Latine.
Por, pas gjithë atyre videove plot humor dhe shije, duket se influenceri kosovar ka zbuluar atje diçka që shkon shumë përtej gastronomisë apo peizazheve: dashurinë. Prej kohësh ai ndodhet në një ekspeditë të gjatë në kontinentin e largët dhe, ndonëse ndjekësit prisnin thjesht episodin e radhës të aventurave të tij, Arioti na serviri një romancë të papritur pikërisht nga malet e Kilit.
Konfirmimi më i ëmbël nuk ka ardhur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga vetë ai, i cili shpesh di të jetë hermetik ose ironik për jetën private, por nga vajza që duket se i ka rrëmbyer zemrën.
Nga lartësitë e gjeizerëve të Tatios, partnerja e tij latine ka ndarë momente intime me Ariotin, duke e cilësuar atë si “evropianin e saj andin”.
Në postimet e saj, ajo shprehet e entuziazmuar për një “agim të ri së bashku” dhe premton se ky udhëtim është vetëm fillimi i “një mijë aventurave të tjera” krah njëri-tjetrit. Duket se ky vit i ri ka nisur në mënyrën më romantike të mundshme për Ariotin, i cili tashmë ka një arsye shumë të fortë për ta dashur atë pjesë të globit më shumë se çdo destinacion tjetër. / Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


