Reperja e njohur Tayna ka zbuluar së fundmi se e ndjek “Ferma VIP” dhe ka një preferencë shumë të qartë brenda shtëpisë.
Ajo ka shprehur hapur mbështetjen e saj për një nga personazhet më të komentuar dhe të dashur të këtij sezoni: poeten Mimoza Ahmeti.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Tayna ka shpërndarë një video të Mimozës, duke i bashkangjitur disa fjalë me plot admirim. Reperja nuk i ka kursyer vlerësimet për natyrën e lirë, unike dhe krejtësisht pa filtra të poetes.
Në mbishkrimin e videos, Tayna ka shkruar:
“Kjo gru m’u ka bo inspirim. Kur t’rritna, mundsisht du m’u bo si Moza. E du”
Mimoza Ahmeti po merr një vëmendje të jashtëzakonshme falë karakterit të saj të drejtpërdrejtë dhe shpirtit të saj të lirë. Me sa duket, origjinaliteti i poetes jo vetëm që e bëri atë të preferuarën e publikut, por ka fituar tashmë edhe zemrat dhe mbështetjen e personazheve të njohur të showbizit si Tayna.
/Prive By Liberta Spahiu



