Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Telefonata që i ndryshoi jetën: Si Vedati e ndihmoi Edonin të arrijë te Juventusi
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Telefonata që i ndryshoi jetën: Si Vedati e ndihmoi Edonin të arrijë te Juventusi
Yjet

Telefonata që i ndryshoi jetën: Si Vedati e ndihmoi Edonin të arrijë te Juventusi

Written by:
Prive
Last updated: 2 Shtator, 2025
Share

Historia e Edon Zhegrovës, një prej futbollistëve më të dashur të Kosovës dhe tashmë pjesë e gjigantit italian Juventus, nuk është vetëm një rrugëtim i talentit dhe punës së palodhur.

Pas suksesit të tij fshihet edhe një telefonatë e papritur që ia ndryshoi jetën përgjithmonë.

Zhegrova kishte rrëfyer në emisionin e dikurshëm NIN me Alaudin Hamitin në Klan Kosova se gjithçka nisi gjatë një stërvitjeje në stadiumin e Prishtinës.

Teksa ishte në fushë, prindërit e tij po e shikonin nga tribuna, kur papritur morën një telefonatë nga aktori i njohur i humorit, Vedat Bajrami – pjesë e grupit të famshëm “Stupcat”.

“Pas stërvitjes, kam shkuar menjëherë te Vedati ashtu siç kam qenë. Dhe ai më tregoi se e njeh një shqiptar të suksesshëm në Belgjikë, i cili ka lidhje me futboll. Dy javë më pas, ai erdhi të më shihte duke luajtur dhe në atë ndeshje shënova pesë gola,” – ka rrëfyer Zhegrova.

Nga ai moment, rruga e talentit të ri mori drejtim tjetër. Falë besimit dhe ndihmës së Bajramit, ai u vu në pah nga njerëzit e duhur dhe gradualisht nisi karrierën e tij ndërkombëtare, e cila e ka çuar deri te një nga klubet më prestigjioze në botë, Juventus.

Ky episod dëshmon se shpesh një telefonatë, një takim apo një njeri që beson tek ti, mund të bëhet pika e kthesës së madhe në jetë. Për Zhegrovën, ajo telefonatë nga Vedat Bajrami nuk ishte thjesht një rastësi, por çelësi që hapi derën e suksesit.

Sot, Zhegrova është një nga futbollistët më të pëlqyer në Kosovë dhe një shembull frymëzimi për shumë të rinj që ëndërrojnë të ndjekin gjurmët e tij. /Prive By Liberta Spahiu

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LIG Sport (@ligsport)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Gjesti ‘bën lëmsh’ rrjetin, me paralajmërim të fortë
Next Article Luana feston ditëlindjen, ja si befasohet me mëngjes
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Luizi e ‘ha’ çantë kokës nga Kiara

Luizi dhe Kiara po shijojnë pushimet e përbashkëta në…

Writen by
Prive
7 Gusht, 2025
Yjet

Si rrallë herë, Erik Fullani shfaqet krah djalit të tij

Nuk është shkruar asnjëherë më shumë se kohët e…

Writen by
Prive
28 Qershor, 2025
Yjet

Maison de Parfum tani e tutje edhe në aeroportin e Tiranës

Nga kjo javë, Maison de Parfum, brendi elitar i…

Writen by
Prive
21 Gusht, 2025
Yjet

Çfarë i thoshte rrethit të tij vitin e fundit dizajneri i ndjerë Festim Isufi

Të shtunën iu dha lamtumira dizajnerit Festim Isufi. Ai…

Writen by
Prive
12 Maj, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?