Nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova në karrigen e moderatorit. Ish-banori i reality show-t, Toney, po provon veten në një rrugëtim të ri mediatik pas daljes nga shtëpia. Ai i është bashkuar zyrtarisht platformës ONIMA TV me një emision tërësisht të tijin, duke lënë pas lojën si banor për të marrë rolin e intervistuesit.
Prive By Liberta Spahiu mëson detajet e këtij projekti, i cili do të jetë një format intervistash një me një. Koncepti dhe e gjithë tema vizuale do të mbizotërohet nga ngjyra e kuqe “spicy”, e menduar specifikisht si një “template” paralajmërues për atë që i pret personazhet publikë.
Ky nuk do të jetë një emision i zakonshëm apo i qetë, por një përballje e drejtpërdrejtë përballë kamerave.
Qëllimi kryesor i formatit është t’i vërë të ftuarit në siklet të plotë. Toney do t’u drejtojë atyre pyetje sfiduese dhe të pakëndshme, duke i nxjerrë nga zona e tyre e komfortit.
Tani që e provoi vetë se si është të jesh në qendër të vëmendjes, mbetet për t’u parë se sa i aftë do të jetë ish-banori i BBVK për të vendosur VIP-at e tjerë në situata të vështira. /Prive By Liberta Spahiu


