Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Nëna me kancer, babai infrakt, vetë shtatzënë, Tuna rrënqeth me rrëfimin
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Nëna me kancer, babai infrakt, vetë shtatzënë, Tuna rrënqeth me rrëfimin
Yjet

Nëna me kancer, babai infrakt, vetë shtatzënë, Tuna rrënqeth me rrëfimin

Written by:
Prive
Last updated: 28 Maj, 2025
Share

Tuna ka ndarë për herë të parë me publikun historinë e saj personale në emisionin “The Dalina Show”.

Gjatë intervistës, ajo u shpreh hapur për divorcin e saj me ish-bashkëshortin Patris Berishën, si dhe për vështirësitë e mëdha që ka përballuar si nënë e vetme e dy djemve, Tian dhe Zen.

Tuna rrëfeu se ndarja nuk ka qenë një proces i lehtë, por një periudhë shumë sfiduese dhe emocionuese për të dhe familjen e saj.

Ajo tha se divorci nuk erdhi si pasojë e një ngjarjeje të vetme, por ishte rezultat i shumë sfidave dhe problemeve që u grumbulluan me kohën, duke e bërë të pamundur vazhdimin e marrëdhënies.

“Ka qenë një nga periudhat më të vështira të jetës sime, por nuk pendohem për vendimin që kam marrë. Përkundrazi, ndihem e fortë dhe e vendosur që tani të krijoj një ambient të shëndetshëm dhe të dashur për fëmijët e mi,” u shpreh Tuna me emocion.

Një pjesë e rëndësishme e intervistës ishte edhe rrëfimi i këngëtares për shtatzëninë e saj të dytë, periudhë në të cilën ajo përjetoi sfida të mëdha emocionale dhe fizike.

“Unë me Patrisin u divorcuam në shtatzëninë time të dytë dhe ishte një vendim shumë i vështirë në atë kohë”, -u shpreh ajo.

Pas ndarjes, ajo u rikthye për të jetuar në Shkup.

“Kisha vite që nuk jetoja më në Shkup. Isha jashtë rrjedhave, jashtë gjendjes së zakonshme që e kisha njohur dikur. Dhe pikërisht atëherë, më ndodhi gjithçka”.

Tuna zbuloi se brenda vetëm një jave, nëna e saj u diagnostifikua me kancer në gji, ndërsa babai pësoi infrakt. Në të njëjtën kohë, ajo mësoi se ishte në pritje të djalit të saj të dytë, Zen.

Tuna tregoi se kishte shumë pasiguri dhe shqetësime për shëndetin e saj dhe të foshnjës, por që falë mbështetjes së familjes dhe miqve arriti ta kalojë atë fazë me sukses.

“Gjatë shtatzënisë së dytë, kalova shumë momente të vështira, por forcën dhe kurajën e mora nga dashuria për fëmijët e mi dhe nga njerëzit që më mbështetën,” tha ajo.

Tuna theksoi gjithashtu rëndësinë e mbajtjes së një qëndrimi pozitiv dhe të shëndetshëm si nënë, duke u fokusuar në krijimin e një mjedisi të ngrohtë dhe të mbështetur për të rritur fëmijët e saj.

Ajo tregoi se është e vendosur të vazhdojë të punojë për t’u bërë një shembull i mirë dhe për t’u dhënë atyre gjithçka më të mirë që mundet. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Xhensila dhe Ledri, prapë bashkë?
Next Article Rina shkon te banesa ku jetonte me Festimin
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Nur lëshon ‘bombën’ për Don Xhonin

Protagoniste e rubrikës '60 sekonda' në Prive, ishte Nur.…

Writen by
Prive
22 Shkurt, 2025
Yjet

Vendi që duhet ta vizitoni me patjetër, Bufalo vjen në Prishtina Mall!

E shtuna solli një tjetër ngjarje që mblodhi plot…

Writen by
Prive
15 Qershor, 2025
Yjet

Juli thumbon hapur Engjin

Një intervistë pasditeje në emisionin Kosova Live në T7.…

Writen by
Prive
7 Korrik, 2025
Yjet

Shkurte Gashi në zi, humb personin e ngushtë të familjes

Sot është një ditë e kobshme për familjen e…

Writen by
Prive
3 Maj, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?