Nata e mbrëmshme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është karakterizuar nga një debat tejet i tensionuar mes Albes dhe Labit. Ajo që nisi si një diskutim i thjeshtë, degradoi shpejt në akuza personale dhe goditje në pika të ndjeshme, duke përfshirë familjen e tyre.
Debati mori përmasa të mëdha kur Labi i përmendi Albes sjelljen e saj gjatë një prej festave të shtëpisë. Me një ton provokues, Labi iu drejtua asaj me pyetjen: “A të ka pa familja që je deh e s’ke ditë çka ke ba në pishinë?”
Labi nuk u ndal me aq, por vazhdoi edhe në aspektin e marrëdhënies brenda shtëpisë, duke përmendur Limin. Ai i tha Albes se nuk është faji i tij që Limi nuk ndjen dashuri për të apo nuk e ka përqafuar, duke e lënë atë të kuptojë se ajo po përpiqet kot në atë drejtim.
Reagimi i Albes ishte i menjëhershëm dhe mjaft i ashpër. Ajo e akuzoi Labin për mungesë respekti ndaj bashkëshortes së tij jashtë shtëpisë, duke u shprehur: “Ky nuk ka respekt për gruan dhe dashninë e vet, u thotë femrave tjera ‘mashalla’, duhet t’i vijë turp!” /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


