Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: ‘U bë boll’, situata me Toneyn, Jonida reagon sërish
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > ‘U bë boll’, situata me Toneyn, Jonida reagon sërish
Yjet

‘U bë boll’, situata me Toneyn, Jonida reagon sërish

Written by:
Prive
Last updated: 21 Dhjetor, 2025
Share

Pas eliminimit të Tonit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, rrjeti u pushtua nga një “teori konspirative” e pazakontë. U aludua gjerësisht se moderatorja e programit, Jonida Vokshi, kishte lexuar gabim emrin e banorit që duhej të linte shtëpinë gjatë spektaklit të së premtes.

Edhe pse Jonida e mohoi menjëherë një mundësi të tillë, shfaqja e Tonit në ambientin e “kapsulës” vetëm sa e ndezi më tej debatin, duke bërë që një pjesë e publikut të besonte se largimi i tij ishte pasojë e një lapsusi të momentit që më pas u mbulua.

Përballë këtyre zërave që nuk po shuheshin, Jonida ka vendosur të reagojë sërish, këtë herë përmes një postimi të gjatë dhe me tone të forta në llogarinë e saj në Instagram. Ajo theksoi se, ndonëse zakonisht i kalon situatat me humor, kësaj radhe durimi i saj ka sosur.

“Ju e keni parë që unë reagoj për çdo situatë me humor… Por u bë boll!” shkruan moderatorja. Ajo sqaron mekanizmin e rreptë të formatit, duke hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e një gabimi teknik pa u vënë re nga askush.

“Ky format ka një produksion të tërë gjigand nga mbrapa, që edhe sikur (gjë që nuk ndodh kurrë) të gabohet në një emër, ai s’ta lejon,” shprehet Vokshi, duke mbrojtur profesionalizmin e saj dhe të stafit.

Jonida nuk kurseu as ironinë për ata që po ushqejnë dhe përhapin këto thashetheme, duke cituar një shprehje të vjetër: “Hedh një budalla një gur në lumë, ngrihen 100 të mençur për ta nxjerrë që aty”.

Ajo e mbylli reagimin duke bërë thirrje për më shumë dashuri, respekt dhe kujdes në gjykime, duke kërkuar nga ndjekësit që të dinë të bëjnë dallimin mes spektaklit dhe realitetit./Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Familjarët e Edit i kanë dy fjalë për situatën me Bian!
Next Article ‘Nuk po muj me pa’, Klodi i hedh pije energjike në sy Labit, reagon familja
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Super zbritje për ‘Shën Valentin’ në Maison De Parfum Prishtina!

Dyqani më i madh i parfumeve në vend, Maison…

Writen by
Prive
13 Shkurt, 2025
Yjet

Detaje të reja nga festa! Vuloset gjithçka nga Sara e Eriku

Fillimisht u kuptua vetëm se ishin në të njëjtin…

Writen by
Prive
15 Qershor, 2025
Yjet

Bejta bashkon forcat me Nora Istrefin

Pas suksesit të bujshëm me këngën “Lule”, që u…

Writen by
Prive
20 Qershor, 2025
Yjet

U quajtën budallaqe, por vetë ‘Miss Meksiko’ e zbulon arsyen!

Pas incidentit të bujshëm në Miss Universe 2025, ku…

Writen by
Prive
5 Nëntor, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Lëshohet alarmi, Vëllai i Madh ‘tronditë’ banorët me vendimin
4 Shkurt, 2026
‘Xhelozia është sëmundje, shërim të shpejtë’, me kë e ka Kiara?
4 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?