Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: U hapën dyert e shtëpisë, 25 vite pas Diola takohet me familjen kosovare
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > U hapën dyert e shtëpisë, 25 vite pas Diola takohet me familjen kosovare
Yjet

U hapën dyert e shtëpisë, 25 vite pas Diola takohet me familjen kosovare

Written by:
Prive
Last updated: 26 Gusht, 2025
Share

Nutricionistja e njohur Diola Dosti, ka emocionuar ndjekësit e saj me një rrëfim prekës në Instagram, duke ndarë kujtime personale nga koha e luftës në Kosovë.

Në një postim të gjatë, ajo tregoi se si familja e saj në Shqipëri hapi zemrën dhe dyert për një familje kosovare që ishte detyruar të largohej nga shtëpia e vet gjatë luftës Kosovë–Serbi në vitin 1999.

“Ishte viti 1999, kur zemra dhe dyert e familjes time, në vendlindjen time në Shqipëri, u hapën për këtë familje shqiptare nga Kosova, në kohën e luftës Kosovë–Serbi. Një familje e madhe që u bënë familja jonë!”, shkruan Diola.

Ajo kujton me nostalgji se si zonja e shtëpisë, e cila tashmë nuk jeton më, i kishte lënë një kujtim të pashlyeshëm me gatimet tradicionale kosovare.

“Më kujtohet që kur provova bukën që gatuante, më bëri të doja një herë e përgjithmonë gatimet e Kosovës, ato kiflet, pitet e specat me mazë!” – rrëfen Diola.

Në postimin e saj, Diola ndalet edhe tek miqësia e ngushtë me Mirlinda Berishën, vajzën e familjes kosovare, që ajo e konsideronte si motrën që i mungonte.

“Vizatonim bashkë, sidomos Sailor Moon, dilnim shëtitje pasdite, bënim xhiro me biçikletë dhe unë isha shumë e lumtur që më fund kisha motrën e munguar pranë meje!”, kujton ajo me emocion.

Ajo shtoi se babai i saj kishte pasur një kujdes të veçantë për vajzat e kësaj familjeje, duke dhënë edhe një lloj “garancie” në qytet që askush të mos i ngacmonte. Pas mbarimit të luftës, ishte pikërisht babai i Diolës ai që i kishte shoqëruar personalisht për t’i kthyer në shtëpinë e tyre në Malishevë, e cila, fatkeqësisht, ishte djegur.

Pas 25 vitesh, Diola rrëfen se është ritakuar me pjesën më të madhe të kësaj familjeje.

“E sot, pas 25 viteve, ne u ritakuam me pothuajse të gjithë familjen… Ajo që mund të them është që këta njerëz më kanë bërë të dua një herë e përgjithmonë çdo gjë që ka të bëjë me Kosovën. Linja ime e jetës e vërteton këtë!” – shkruan ajo.

Moderatorja nuk fsheh emocionet e saj për lirinë e Kosovës dhe mirënjohjen e thellë që ruan për këtë lidhje të veçantë.

“Jam shumë e lumtur që sot Kosova gëzon lirinë me njerëz të mrekullueshëm sepse edhe pse s’kam qenë prezente në luftë, gjithçka të përjetuar nga kjo familje në Malishevë, e kemi ndarë dhe ndjerë bashkë. Ju dua fort dhe Zoti ju bekoftë!”

Postimi i Diolës është pritur me shumë emocion nga ndjekësit, duke marrë qindra komente mbështetëse, teksa historia e saj shërben si kujtesë e fuqishme për mikpritjen shqiptare dhe lidhjen e pathyeshme mes Shqipërisë dhe Kosovës. /Prive By Liberta Spahiu

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Diola Dosti (@dioladostiofficial)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Edon Zhegrova nxjerr bisedën me Ramën në WhatsApp
Next Article Kapitull i ri për Selvijen me mesazh të fortë për Shpatin
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Nuk do ndaleni duke kënduar me këngën e re të Elvanës

Këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar projektin e ri muzikor.…

Writen by
Prive
6 Qershor, 2025
Yjet

‘Jam ballafaqu vetë’, Albina bën rrëfimin e papritur për ndërhyrjen në gji

Në rubrikën “Koment për koment” të Prive by Liberta…

Writen by
Prive
5 Tetor, 2025
Yjet

Nervozohet Shqipja, reagon për raportin e saj me Blerandon

Shqipe Hysenaj, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 2”,…

Writen by
Prive
12 Shtator, 2025
Yjet

Kim Kardashian po martohet për herë të katërt?

Kim Kardashian ka sugjeruar mundësinë e martesës së katërt…

Writen by
Prive
15 Mars, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Besart Zeneli befason bashkëshorten për ditëlindje: Urimi i tij që do t’ju shkrijë zemrat
4 Mars, 2026
Incidenti i fundit, Mossi dhe dy personahet e tjerë vihen nën pranga
4 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?