Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: U kritikua për muzikën, flet Fero, ankohet sërish për vajzën
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > U kritikua për muzikën, flet Fero, ankohet sërish për vajzën
Yjet

U kritikua për muzikën, flet Fero, ankohet sërish për vajzën

Written by:
Prive
Last updated: 28 Mars, 2025
Share

Reperi i njohur nga Fero ka shpërthyer në rrjete sociale me një seri postimesh emocionale ku denoncon mungesën e të drejtës për të parë vajzën e tij, Ninën, duke e quajtur situatën që po kalon “një padrejtësi të rëndë”.

Në një reagim të ndarë në katër pjesë në Instagram, ai shpreh zhgënjimin ndaj sistemit gjyqësor në Kosovë dhe ndjesinë e pafuqisë përballë mungesës së kontaktit me fëmijën e tij.

> “Kam bërë shumë përpjekje… vetëm prindërit që kanë kaluar në këtë fazë e kuptojnë dhimbjen dhe sa i pafuqishëm ndjehesh kur nuk mundësohet asnjë formë kontakti me fëmijën tënd,” shkruan ai në pjesën e parë të deklaratës së tij publike.

Fero kritikon gjykatat që sipas tij “kanë dështuar të marrin masa ndaj shkeljeve të vendimeve të tyre” dhe shprehet se drejtësia në Kosovë “funksionon vetëm për ata që kanë para”. Ai bën të ditur se tani është përfaqësuar nga avokatja Bedrije Rexhepi, ndërsa akuzon edhe ndikimin politik, duke përmendur “motrën e presidentes” si pjesë të palës tjetër në procesin ligjor, të cilën e quan faktor në shtrembërimin e drejtësisë në këtë çështje.

> “Unë asnjëherë nuk do të lejoj që vajza ime të rritet pa praninë time,” thekson ai.

Në pjesën e tretë, Fero ndalet edhe tek rikthimi i tij në muzikë, i cili ka qenë temë diskutimi në rrjete sociale. Ai sqaron se nuk i detyrohet askujt llogari për zgjedhjet e tij personale, duke shtuar se vendimet e tij janë në përputhje me besimin që ai ndjek.

> “Unë e kuptoj shumë mirë se çfarë është e ndaluar dhe e lejuar në besimin tim,” shkruan ai, duke theksuar se përgjegjësinë e ka vetëm para Krijuesit të tij.

Në mesazhin përmbyllës, Fero shpreh bindjen se e vërteta një ditë do të dalë në dritë, dhe se muzika e tij do të mbërrijë në veshët e vajzës së tij, për t’i treguar asaj se kush kishte të drejtë.“Të gjithë ne jemi të gabueshëm, ndërsa i pagabueshëm dhe i përsosur është vetëm Zoti i Lartësuar,” përfundon ai, duke falënderuar publikun që ka qëndruar pranë tij në këtë periudhë të vështirë. /Prive By Liberta Spahiu

 

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Vëllezërit Xhaka festojnë, ja postimi i veçantë i Granitit!
Next Article Pas Feros, tjetër reper i njohur paralajmëron rikthimin
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Me kë është në gjyq? Antigona Kotorri përgjigjet në ‘25 pyetje’

Antigona Kotorri është e ftuara e radhës në rubrikën…

Writen by
Prive
22 Shkurt, 2025
Yjet

‘Late night’ është kënga që do ju shoqërojë në gjithë netët e verës!

Tayna vjen me një tjetër super bashkëpunim, të titulluar…

Writen by
Prive
20 Korrik, 2025
Yjet

10 vjet martesë, kështu u surprizua Vesa nga Big Basta!

Këngëtarja e dashur për publikun, Vesa Luma, dhe reperi…

Writen by
Prive
12 Shtator, 2025
Yjet

Kohë pas ndarjes, Ben Affleck thyen heshtjen për divorcin me JLo

Më shumë se tre muaj pas finalizimit të divorcit…

Writen by
Prive
26 Mars, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?