Pas situatës së mbrëmshme plot emocione të papritura, ku Mateo i rrëmbeu një puthje Brikenës duke shkaktuar reagimin dhe largimin e saj të menjëhershëm, ka ardhur një deklaratë zyrtare. Familja dhe personat që menaxhojnë llogarinë e Brikenës në rrjetet sociale kanë thyer heshtjen për të sqaruar publikun dhe për të qetësuar ujërat pas komenteve të shumta në rrjet.
View this post on Instagram
Përmes një postimi në Instastory, ata shpjeguan se reagimi i banores nuk duhet parë si një ekzagjerim, por si pasojë e rrethanave të pazakonta në të cilat ndodhen.
“Ajo që u pa nuk është dramë, por një reagim krejtësisht normal. Në jetën e përditshme, çdo vajzë mund të ndihet në siklet në një moment dhe të reagojë duke u tërhequr apo duke u emocionuar. Diferenca këtu është se gjithçka ndodh nën presionin e kamerave,” — thuhet në deklaratën e publikuar.
Më tej, në postim theksohet se Brikena nuk ka pasur eksperienca të mëparshme me ekspozimin mediatik të jetës së saj private. Ata i kujtuan publikut se të qenit e izoluar dhe e vëzhguar 24 orë në ditë për rreth 90 ditë, e ka shtuar ndjeshëm presionin emocional mbi të.
Dalja në mbrojtje e Mateos
Një nga pikat më të forta të këtij reagimi ishte mbrojtja publike ndaj Mateos, duke i prerë rrugën komenteve negative apo akuzave të rënda nga ndjekësit.
“Gjithashtu, duam të theksojmë qartë se Mateo nuk është treguar ‘i pasjellshëm’ dhe ‘i dhunshëm’ ndaj saj. Ju lutem interpretimet e tilla janë të padrejta dhe keqdashëse,” — sqaron më tej familja, duke i bërë tag edhe llogarisë së Mateos.
Deklarata përfundon me një thirrje për mirëkuptim nga ana e ndjekësve: “Kjo është thjesht një situatë mes dy të rinjve që po përjetojnë emocione në një ambient jo normal. Ju ftojmë për më shumë mirëkuptim dhe më pak paragjykim.”
/Prive By Liberta Spahiu



