Përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, këngëtarja Vesa Luma ka shprehur mbështetjen e saj të hapur për konkurrentin e Big Brother VIP, Stenaldo Mëhilli.
Ajo ka theksuar se fitorja e tij do të ishte një moment kthese për shoqërinë tonë, ku personat me aftësi të kufizuara shpesh përballen me vështirësi dhe mentalitet bullizues. Sipas Vesës, Stenaldo po tregon vlera dhe dimensione që po ndryshojnë përfundimisht rrjedhën e mentalitetit shqiptar.
Këngëtarja nuk ka kursyer vlerësimet as për banorët e tjerë të shtëpisë, të cilët po e trajtojnë Stenaldon si një lojtar të barabartë. Ajo e cilëson atë si një nga lojtarët më të fortë, duke vënë në dukje inteligjencën e lartë që e karakterizon në çdo hap të lojës.
Përveç karakterit, Vesa ka mbetur e mahnitur edhe nga talenti i tij muzikor.
“E kam dëgjuar duke kënduar – ka një vokal të mrekullueshëm. Tani që po shoh këtë video, më duket sikur talentet e tij s’kanë fund,” shkruan ajo. Vesa e mbylli reagimin e saj duke u deklaruar hapur si një ndjekëse besnike e tij: “Këtë vit jam me ty Stenaldo. Të falënderoj që më ke frymëzuar shumë.” /Prive By Liberta Spahiu



