Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Vesa Luma nuk i kursen lavdatat për Albin Kurtin: “I jemi mirënjohës gjithmonë!”
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Vesa Luma nuk i kursen lavdatat për Albin Kurtin: “I jemi mirënjohës gjithmonë!”
Yjet

Vesa Luma nuk i kursen lavdatat për Albin Kurtin: “I jemi mirënjohës gjithmonë!”

Written by:
Prive
Last updated: 29 Dhjetor, 2025
Share

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur një qëndrim të qartë dhe mirënjohje të veçantë për qeverisjen aktuale në Kosovë.

Përmes një postimi në Instagram Story, ajo ka ndarë një imazh ku shihet krah Kryeministrit Albin Kurti, duke e shoqëruar me një tekst të gjatë plot vlerësim.

Vesa e ka nisur mesazhin e saj duke adresuar kritikat që shpesh u bëhen artistëve kur përfshihen në çështje politike, por ka theksuar se përvoja e saj personale dëshmon një realitet tjetër.

“Disave nga ju nuk ju pëlqen kur arti ‘përzihet’ në politikë, por arti dhe artistët kurrë nuk janë trajtuar më dinjitetshëm sesa nën qeverisjen e z. Kurti,” ka shkruar këngëtarja, duke e cilësuar këtë si një fakt të pamohueshëm të dy dekadave të fundit.

Më tej, artistja zbuloi se gjatë këtij viti ka pasur takime të shumta me Kryeministrin Kurti dhe Ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, ku fokusi ka qenë përmirësimi i jetës artistike në vend.

Sipas saj, temat kryesore kanë: Mirëqenia e artistit, përmirësimi i infrastrukturës kulturore dhe edukimi kulturor.

Vesa theksoi se misioni i tyre i përbashkët është që t’ua lehtësojnë rrugën artistëve të rinj, në mënyrë që ata të kenë më shumë hapësirë dhe mbështetje.

Në fund të postimit, ajo nuk ka kursyer as urimet për mbarëvajtjen e proceseve demokratike në Kosovë, duke e marrë vendin si shembull për të gjithë rajonin.

“Urime Kosovë, që gjithmonë tregohet maturi gjatë procesit zgjedhor dhe kulturë të jashtëzakonshme të demokracisë, shembull për gjithë Ballkanin,” përfundoi ajo.

Ky postim i Vesës vjen në një kohë kur angazhimi i figurave publike në jetën shoqërore dhe politike është gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe komentohet gjerësisht nga ndjekësit. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Skena fantastike në qytet: Grinchi kthehet në atraksionin më të madh të fundvitit
Next Article Meritoni i gjen LDK-së kryetarin e ri
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Jetonin në kushte të rënda, Mirlind Daku bën me banesë familjen pesë anëtarëshe

Futbollisti i njohur, Mirlind Daku, ka realizuar një gjest…

Writen by
Prive
28 Nëntor, 2025
Yjet

E papritura u ndodh Sarës dhe Bardhit

Sara Gjordeni dhe partneri i saj, artisti i njohur…

Writen by
Prive
25 Qershor, 2025
Yjet

Kaderi shkëlqen në Afrikë por kush po e shoqëron?

Kohë për pak pushime ka gjetur Kader Kicaj. Ish-banorja…

Writen by
Prive
4 Mars, 2025
Yjet

Astrologët paralajmërojnë: Ja cilat shenja kanë bekime në dashuri dhe para

Astrologët thonë se energjitë e kësaj periudhe po sjellin…

Writen by
Prive
13 Nëntor, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?