Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka vendosur sërish, të jetë tërësisht e hapur me ndjekësit e saj për një nga temat më të përfolura të momentit: rënien në peshë përmes përdorimit të Ozempic.
Përmes një postimi në Instastory, ku shfaqet mjaft energjike, Vesa ka bërë një “update” të situatës së saj pas plot 5 javësh përdorim. Ajo nuk ka ngurruar të tregojë edhe anën tjetër të medaljes, atë të efekteve anësore dhe vështirësive të fillimit.
“U stabilizu rezistenca, energjia për ski, vrap, ecje etj., edhe pse 3 javët e para kanë qenë depri…” – ka shkruar këngëtarja, duke treguar se tashmë trupi i saj është përshtatur dhe ajo i është rikthyer stilit të jetesës aktive.
Por, natyrisht, detaji që i bën të gjithë kuriozë janë rezultatet në peshore! Me pak humor dhe sinqeritet, Vesa zbuloi edhe shifrën e saktë:
“(edhe pjesa që ju intereson më shumë -6 kg)”.
Duket se pas një periudhe fillestare jo shumë të lehtë, Vesa po shijon tërësisht rezultatet e saj fizike dhe po e vazhdon këtë rrugëtim plot energji pozitive! /Prive By Liberta Spahiu



