Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, momentet e qetësisë shpesh sjellin rrëfime mjaft personale.
Klodian Mihaj dhe Kushtrimi, gjatë një bisede private ku po ndanin mendime mbi jetën dhe familjen, kanë prekur një temë mjaft delikate: zgjedhjen e partneres së jetës.
Ndonëse Klodi dhe familja e tij janë të stabilizuar në Itali prej vitesh, dëshira e prindërve të tij është e qartë dhe e pandryshueshme: ata duan që ai të martohet me një vajzë shqiptare.
“Shpirti ta don me kon në tokë të shqiptarit me shqiptare. Edhe prindërit më thonë gjithmonë me u martu me nji shqiptare, shqiptare… Normal që ashtë më ndryshe, gjithmonë më kanë thanë me nji shqiptare,” u shpreh Klodi gjatë këtij momenti reflektimi.
Ai shpjegoi se përtej dëshirës së prindërve, ai vetë e ndjen se një vajzë shqiptare e kupton më mirë në çdo aspekt: “Normal që me shqiptare të kupton ma ndryshe, si në familje si me krejt.”
Biseda private mes dy djemve u thellua edhe te vlerat njerëzore, ku Klodi u shpreh hapur kundër materializmit.
Ai theksoi se nuk i pëlqejnë njerëzit që lumturinë e shohin vetëm te paraja, duke thënë se është në rregull t’i kesh mundësitë, por asnjëherë nuk duhet që materializmi të jetë burimi i lumturisë.
Kushtrimi u pajtua plotësisht me këtë mendim, duke shtuar se problemi i vërtetë qëndron te njerëzit që besojnë se lumturia është e lidhur vetëm me pasurinë, pasi në momentin që ajo u hiqet, nuk u mbetet më asgjë.
Kjo deklaratë e Klodit ka ngritur mjaft kureshtje te publiku, duke pasur parasysh faktin se ai ka një lidhje jashtë shtëpisë me një vajzë italiane.
Klodi e ka përmendur shpesh partneren e tij dhe madje mori një surprizë emocionuese prej saj përmes një telefonate gjatë një Prime.
Megjithatë, ndonëse ai beson se gjërat duhen lënë të rrjedhin vetë dhe se ajo që është e shkruar do të ndodhë, duket se dëshira e kahershme e prindërve të tij mbetet një mendim i fortë që e shoqëron edhe brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


