Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Xheneta krah Bias e kundër babait të Tonit: ‘S’ka asnjë arsye me e degjeneru Bian’
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Xheneta krah Bias e kundër babait të Tonit: ‘S’ka asnjë arsye me e degjeneru Bian’
Yjet

Xheneta krah Bias e kundër babait të Tonit: ‘S’ka asnjë arsye me e degjeneru Bian’

Written by:
Prive
Last updated: 2 Dhjetor, 2025
Share

Drama e mbrëmshme në Prime-in e Big Brother VIP Kosova 4 ka trazuar jo vetëm publikun, por edhe ish-protagonistët e formatit. Xheneta Fetahu, një nga finalistet më të komentuara të BBVK3, ka bërë një reagim të gjatë dhe tejet të ashpër, duke mos lënë asgjë pa thënë për ndërhyrjen e babait të Tonit.

Në një postim në Instagram, Xheneta ka goditur fillimisht absurditetin e diferencës në moshë që babai i Tonit po promovonte, duke preferuar Eljonën.

“Po i thoshte djalit të vet se ‘duhet me qenë me Elionën’, një vajzë 18-vjeçare, ndërkohë që ai vet i ka 33 vjet dhe është me dy fëmijë. Askush s’po thotë që pse është i ndarë s’ka të drejtë me u martu… por nuk ka asnjë arsye me e degjeneru publikisht Bian,” – shkruan Xheneta.

Ajo ka dalë hapur në mbrojtje të Bias, duke thumbuar pritshmëritë e gabuara të njerëzve për të. Sipas Xhenetës, Bia dihet kush është dhe nuk mund të pritet që të tjetërsohet brenda natës.

“Të gjithë e dimë çfarë profesioni ka ajo. Qysh ka pritë dikush që kur ajo hyn në shtëpi, do të sillet krejt ndryshe, si me qenë me shami? Edhe unë nuk pajtohem që ajo ndoshta e tepron ndonjëherë… por kjo është puna e saj dhe jeta reale e saj. Ajo s’mundet me ndryshu krejt papritmas veç pse është në një shtëpi televizive.”

Ish-banorja ka ngritur zërin edhe për lirinë e Tonit, duke e cilësuar të tepërt që publiku dhe familja të merren me jetën e një burri të pjekur.

“Sa gjatë keni me u marrë me këto gjëra? Njeriu 33 vjeç duhet me pasë të drejtë me jetu jetën e vet siç e ndjen ai vet,” – thekson ajo, duke paralajmëruar ndjekësit të mos ia deformojnë fjalët.

Në mbyllje, Xheneta ka dhënë një mesazh prekës për prindërit. Duke qenë vetë pa prindër, ajo thekson se e di vlerën e tyre, por kjo nuk justifikon çdo ndërhyrje.

“Nuk jam kurrë kundër mos me dasht e respektu nënën e babën, se vetëm kush s’i ka, e din sa vlerë kanë. Por duhet ditë edhe ku është vendi i tyre në disa situata. Dhe mos harrojmë: dashuria nuk imponohet, dashuria ndjehet.” /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Pas spekulimeve për ndarjen nga Drita, Amiri i vë vulën gjithçkaje
Next Article ‘Nuk e di si do ti tregoj’, Selvija thyen heshtjen pasi i dha lamtumirën Shpatit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Sfida e madhe para BBVK4, Dini e Olsa ndajnë këto detaje

Afrimi i vjeshtës nënkupton mes tjerash edhe rikthimin në…

Writen by
Prive
10 Shtator, 2025
Yjet

Aludimet mbi vdekjen e Mentorit – reagojnë klerikët katolikë!

Ditën e djeshme iu dha lamtumira e fundit Mentor…

Writen by
Prive
7 Mars, 2025
Yjet

Dyshja që po ‘çmend’ Brazilin, mediumi i njohur shkruan për Klodin dhe Londrimin

Fama e Klodit dhe Londrimit (të njohur nga fansat…

Writen by
Prive
26 Shkurt, 2026
Yjet

Laert Vasili ulet në tokë për të kënduar “Hajredin Pashën” pranë Rina Ramadanit

Këngëtarja Rina Ramadani ka marrë vëmendje me performancën e…

Writen by
Prive
9 Qershor, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Përvjetori i pestë pa nënën, Melinda ndan kujtimin prekës
3 Mars, 2026
“S’dua të kthehem në Itali,” Klodi zbulon planet pas BBVK
3 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?