Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: YllI i NBA-së në qendër të hetimeve për bixhoz – A është ky fundi i karrierës së tij?
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > YllI i NBA-së në qendër të hetimeve për bixhoz – A është ky fundi i karrierës së tij?
Yjet

YllI i NBA-së në qendër të hetimeve për bixhoz – A është ky fundi i karrierës së tij?

Written by:
Prive
Last updated: 30 Qershor, 2025
Share

Ylli i NBA-së dhe agjenti i lirë Malik Beasley është aktualisht objekt i një hetimi federal nga Zyra e Prokurorit të SHBA, në lidhje me akuza për përfshirje në aktivitete bastesh gjatë kohës që luante për Milwaukee Bucks në sezonin 2023–2024.

Sipas burimeve të ESPN, hetimi ka të bëjë me sezonin e kaluar, kur Beasley, tani 28 vjeç, bëri 77 paraqitje si titullar, duke shënuar mesatarisht 11.3 pikë për ndeshje.

Sipas burimeve, autoritetet po shqyrtojnë nëse ka pasur përfshirje të Beasley në baste mbi performancën personale, një veprim i ndaluar rreptësisht nga NBA.

Në një deklaratë për revistën PEOPLE, avokati i tij, Steve Haney, theksoi se:

“Fakti që ekziston një hetim nuk do të thotë që Malik është akuzuar për ndonjë krim. Nuk do të thotë që ka bërë diçka të gabuar apo që është përjashtuar nga basketbolli.”

Haney shtoi më tej:

“Kam pasur shumë klientë që janë hetuar federalisht dhe nuk janë akuzuar kurrë. Hetimi nuk nënkupton automatikisht faj.”

Zëdhënësi i NBA-së, Mike Bass, konfirmoi se liga po bashkëpunon me hetuesit federalë, por nuk dha detaje shtesë.

Ndërkohë, një përfaqësues i Detroit Pistons, ekipi ku Beasley luajti sezonin e fundit me një kontratë njëvjeçare prej 6 milionë dollarësh, tha për ESPN se janë të vetëdijshëm për hetimin, por se nuk do të komentojnë më tej për momentin.

Nuk është e qartë nëse hetimi aktual do të ndikojë në negociatat për një kontratë të re për sezonin 2025–2026, por hetimi vjen në një kohë kur NBA po përballet me presion në rritje mbi përfshirjen e lojtarëve në bastet sportive, sidomos në epokën e legalizimit të tyre në shumë shtete amerikane.

Ky është rasti i dytë brenda pak muajsh që një lojtar i NBA-së përfshihet në hetime federale për çështje bastesh.

Më parë, në janar, Terry Rozier i Miami Heat ishte nën hetim për baste të dyshimta në një ndeshje të marsit 2023 ndaj Charlotte Hornets. Rozier nuk është akuzuar dhe nuk është pezulluar deri tani. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Ana viktimë e vjedhjes në Shqipëri, mbetet pa gjërat e preferuara
Next Article Nëntogerja kosovare Vesa Ibrahimi shkruan histori në SHBA!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Nervozohet Shqipja, reagon për raportin e saj me Blerandon

Shqipe Hysenaj, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 2”,…

Writen by
Prive
12 Shtator, 2025
Yjet

Tayna nuk ndalet as në pushime – sjell freestyle për fansat

Edhe gjatë ditëve të pushimit, reperja kosovare Tayna ka…

Writen by
Prive
21 Shtator, 2025
Yjet

Urimi i shumëpritur, Jozi uron Loredanën për ditëlindje!

Jozi ka uruar Loredanën për ditëlindje! Po, po! E…

Writen by
Prive
7 Maj, 2025
Yjet

‘Më thërrmohet zemra kur të shoh duke vuajtur,’ Blero rrëqeth me dedikimin për Blertën

Në botën e rrjeteve sociale, ku shpesh ekspozohet vetëm…

Writen by
Prive
13 Shkurt, 2026

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

“Serbja” e Labit bën lëvizjen e papritur: Kërkon vota për Elijonën
15 Shkurt, 2026
Për Landin e West Side Family, Selin është një gjarpër!
15 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?