Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Zbulimi që po bën mrekulli! Kura që rikthen flokët për vetëm 20 ditë
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Zbulimi që po bën mrekulli! Kura që rikthen flokët për vetëm 20 ditë
Yjet

Zbulimi që po bën mrekulli! Kura që rikthen flokët për vetëm 20 ditë

Written by:
Prive
Last updated: 3 Nëntor, 2025
Share

Një zbulim i madh shkencor po jep shpresë për miliona njerëz në mbarë botën që vuajnë nga rënia e flokëve.
Studiuesit në Universitetin Kombëtar të Tajvanit kanë zhvilluar një serum të ri, i cili sipas rezultateve të para rikthen rritjen e flokëve për vetëm 20 ditë.

Rënia e flokëve prek mbi 80 milionë njerëz vetëm në SHBA, ndërsa forma më e zakonshme, alopecia androgjenetike, shfaqet kryesisht tek meshkujt. Statistikat tregojnë se dy të tretat e burrave përballen me rënie flokësh deri në moshën 35-vjeçare, dhe kjo shifër rritet në 85% pas moshës 50 vjeç.

Derisa shumëkush ka zgjedhur transplantin e flokëve si zgjidhje, kjo procedurë mbart rreziqe si infeksione, irritim, plagëapo moskënaqësi estetike. Por me zbulimin e ri, ndërhyrjet kirurgjikale mund të bëhen të panevojshme.

Në studimin e publikuar në revistën “Cell Metabolism”, shkencëtarët tregojnë se serumi i ri, i përbërë nga acide yndyrore natyrale, ndihmon në stimulimin e qelizave dhjamore në lëkurë, të cilat më pas rigjenerojnë folikulat e flokëve.

Profesori Sung–Jan Lin, autor i studimit, tha për New Scientist se ka qenë aq i bindur për efektin e produktit, sa e ka provuar vetë:

“E aplikova këtë serum me acide yndyrore në këmbët e mia për tre javë, dhe vura re se flokët filluan të rriteshin përsëri,” – tregoi ai.

Eksperimenti u zhvillua fillimisht te minjtë, ku brenda 10 ditëve filluan të rriteshin flokë të rinj në zonat e trajtuara. Ndërkohë, asnjë ndryshim nuk u vu re në zonat që nuk u trajtuan me serumin.

Sipas studiuesve, procesi funksionon duke aktivizuar qelizat imunitare, të cilat nxisin lëshimin e acideve yndyrore që përthithen nga qelizat e rrënjës së flokëve – duke stimuluar rritjen e re.

Për të shmangur irritimin e lëkurës, ekipi krijoi një version më të butë të serumit, pa përbërës kimikë, i cili dha rezultate të ngjashme dhe pa efekte anësore.

Faza e ardhshme e kërkimeve do të përfshijë testime te njerëzit, për të përcaktuar dozimin dhe efektivitetin afatgjatë.

“Rezultatet tona tregojnë potencial të madh që ky serum të kthehet në një trajtim të sigurt dhe efektiv për rënien e flokëve në të ardhmen,” – përfunduan autorët e studimit. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Neda i jep fund martesës 10 vjeçare
Next Article “Edhe unë kam një histori të trishtë”, Arbenita me këshillë për ndjekësit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Stresi thyen heshtjen për lajmin e fundit

Pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të…

Writen by
Prive
31 Tetor, 2025
Yjet

Ndahet nga jeta Sin Boy?

Lajmi për një ndarje të mundshme nga jeta të…

Writen by
Prive
27 Dhjetor, 2025
Yjet

Xhiro e rrjetit në TikTok: Si dukej para më shumë se 20 viteve Dini

Teksa po shijon pushimet në Ibiza, vetëm pak ditë…

Writen by
Prive
26 Gusht, 2025
Yjet

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” zhduket nga Airbnb pa paguar, pronari denoncon!

Një qytetar i ka dërguar redaksisë së JOQ një…

Writen by
Prive
10 Prill, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Limi: Alba, viktimë e televizioneve, s’po e pres as atë e as Dolcen jashtë!
4 Shkurt, 2026
Lëshohet alarmi, Vëllai i Madh ‘tronditë’ banorët me vendimin
4 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?