Mbrëmjen e djeshme, pak para se të hynte zyrtarisht në shtëpinë e Big Brother VIP 4, Edi ka ndarë me publikun një mesazh të gjatë, dhe të mbushur me vendosmëri.
25-vjeçari, ka shprehur se rruga drejt Big Brother për të nuk është thjesht aventurë televizive, por një sfidë e brendshme dhe e jashtme, që lidhet drejtpërdrejt me karakterin dhe rritjen e tij personale.
“Kam 25 vjet dhe po mësoj çdo ditë çka do të thotë me u ba burrë,” thotë ai në fillim të mesazhit të tij, duke nënvizuar se çdo përvojë në jetë, e mirë apo e vështirë, e ka ndihmuar ta ndërtojë veten. Ai shton se nuk frikësohet nga askush, jo pse dëshiron të duket i fortë, por sepse beson tek e vërteta e tij.
“S’kam frikë heq, jo pse jam i fortë, por pse jam i vërtetë,” thekson Edi, duke lënë të kuptohet se sinqeriteti do të jetë arma e tij më e madhe brenda lojës.
“Ky moment nuk vjen dy herë. Çfarë po ndodh sonte, s’ka me u përsërit kurrë. E prandaj dua me e jetu me gjithë zemër,” shkruan ai, duke treguar se është i vetëdijshëm për peshën e asaj që e pret.
“Kur hyj unë me qetësinë time, tjetri s’ka ku del. E ndjejnë, e shohin,” shkruan ai, duke lënë të kuptohet se energjia e tij ka ndikim të madh tek njerëzit përreth. Ai shton se banorët e vitit të kaluar e kanë respektuar shumë, dhe këtë herë është gati të tregojë edhe më shumë nga vetja.
Në vijim, ai ndalet te sfidat që e presin, duke kujtuar sezonin e kaluar: “Nëse vitin që shkoi e pashë kufirin tim, këtë vit jam gati me e kalu atë kufi.” Edi tregon se është në gjendjen më të mirë shpirtërore dhe mendore, duke u zotuar se ai që del nga Big Brother këtë herë nuk do të jetë më ai që ka hyrë.
“Unë nuk kthehem prapa si ai që jam sot. Kthehem vetëm si ai që e bëj ëndrrën realitet,” përfundon ai, duke i lënë lexuesit me një mesazh reflektues dhe njëkohësisht motivues.
Në fund të mesazhit, Edi falënderon publikun dhe të gjithë ata që e mbështesin në këtë rrugëtim. “Respekt për të gjithë. Kemi me e kalu shumë mirë,” përfundon ai me bindje. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


