Pikërisht në momentin kur emri i tij u rikthye në qendër të vëmendjes mbrëmë gjatë diskutimeve në Big Brother VIP Kosova, Endri ka zgjedhur të përgjigjet artistikisht. Këngëtari ka njoftuar publikimin e projektit të tij të dytë muzikor pas rikthimit të bujshëm, dhe koha e zgjedhur nuk duket aspak e rastësishme. Kënga mban titullin tejet sugjestiv “Ku janë premtimet” dhe do të publikohet sonte në orën 18:00.
Në postimin paralajmërues, Endri konfirmon se ky projekt vjen sërish si fryt i bashkëpunimit me ekipin e tij të besuar, nën menaxhimin e Mett Elshanit dhe me produksion muzikor nga Zzap, të mbështetur nga Fole Publishing. Ajo që vërehet menjëherë është vazhdimësia e stilit vizual; ngjashëm me projektin e parë, edhe ky videoklip është realizuar me teknologjinë Artificial Intelligence (AI), duke sjellë pamje dramatike të një stuhie që paralajmëron ‘trazira’ emocionale.
Megjithatë, pyetja që po qarkullon tashmë lidhet me ‘adresën’ e këngës. Titulli “Ku janë premtimet” lë të kuptohet qartë për një zhgënjim në dashuri. Duke marrë parasysh historinë e përfolur dhe faktin që për Benitën thuhet se “nuk ka më kohë për të dhënë mundësi”, ky projekt duket si një reagim ndaj situatës aktuale.
Mbetet për t’u parë nëse vargjet do të jenë një dedikim i drejtpërdrejtë për të, apo thjesht një strategji e mençur duke shfrytëzuar momentin kur sytë e publikut ishin tashmë tek ai. / Prive By Liberta Spahiu


