Vesa Luma dhe partneri i saj Big Basta, po festojnë 11-vjetorin e martesës.
Çifti i dashur i skenës shqiptare ka zgjedhur ta shënojë këtë moment të veçantë përmes një udhëtimi në Palma de Mallorca, duke ndarë çaste të ngrohta familjare me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
Në fotot e publikuara, çifti shfaqet mjaft i lumtur pranë djalit të tyre, Lianit, i cili, sipas Vesës, ka mbushur jetën e tyre me një koncept të ri dhe plot vlerë prej 10 vitesh.
Vesa i ka shoqëruar imazhet me një dedikim emocional, ku shpreh mirënjohjen për vitet e kaluara së bashku, bashkëjetesën dhe dashurinë që i lidh në çdo rrethanë.
Përveç urimit plot dashuri, ku e thërret partnerin e saj me përkëdheli “groshe”, këngëtarja ka bërë edhe një batutë, duke thënë se, pas gjithë kësaj kohe dhe ndryshimeve ndër vite, tashmë u duhet edhe një dasmë tjetër për ta festuar këtë rrugëtim.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


