Kerem Bürsin është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave turke, këtë herë me zhvillime që lidhen me jetën e tij sentimentale.
Aktori është përfolur së fundmi për një romancë të mundshme me aktoren Lizge Cömert, me të cilën ka ndarë ekranin në serialin “Çarpıntı”.

Pretendimet kanë marrë vëmendje edhe për shkak të diferencës së moshës mes dy aktorëve.
Kerem Bürsin është rreth 14 vjet më i madh se Lizge Cömert.
Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim nga Kerem apo Lizge për një lidhje mes tyre.
Në anën tjetër, një detaj i ri është vërejtur në rrjetet sociale. Kerem Bürsin dhe ish-partnerja e tij, Selin Yağcıoğlu, nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Ky veprim vjen disa muaj pas raportimeve për përfundimin e lidhjes së tyre dhe ka rikthyer vëmendjen te marrëdhënia e dikurshme e çiftit.
Dy zhvillimet e fundit kanë bërë që emri i Kerem Bürsin të jetë sërish pjesë e mediave rozë në Turqi, ndërsa mbetet për t’u parë nëse pretendimet për një romancë të re do të marrin ndonjëherë konfirmim nga vetë aktori. /Prive By Liberta Spahiu


