Luana Vjollca feston sot 35 vjetorin e lindjes, ndërsa hyrja në një tjetër vit të jetës këtë herë e ka gjetur në një atmosferë krejt të veçantë.
Moderatorja dhe këngëtarja ishte mbrëmë mes të ftuarve në dasmën e Kidës dhe Ajbit, një prej eventeve më të përfolura të këtyre ditëve, ku nuk munguan emra të njohur të estradës shqiptare.
Festa duket se ka vazhduar deri pas mesnatës dhe pikërisht aty Luana ka pritur edhe minutat e para të ditëlindjes së saj.
12shi ka kapur momentin kur për Luanën janë sjellë qirinjtë, ndërsa ajo shihet duke i fryrë mes urimeve dhe atmosferës festive. Në krah të saj në këtë moment ishte edhe Yll Limani, i cili po ashtu ishte pjesë e dasmës.
Kështu, për pak minuta, festa e Kidës dhe Ajbit u shndërrua edhe në një festë të vogël për Luanën, e cila 35 vjetorin e saj e nisi e rrethuar nga miqtë dhe kolegët e estradës.
Një mënyrë jo fort e zakonshme për ta pritur ditëlindjen, mes muzikës, dasmës dhe një nate që për shumë prej të ftuarve duket se ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit. /Prive By Liberta Spahiu


