Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Arbenita lë pa fjalë, dhurata nga partneri për ditëlindje kap shifrën marramendëse!
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Arbenita lë pa fjalë, dhurata nga partneri për ditëlindje kap shifrën marramendëse!
Yjet

Arbenita lë pa fjalë, dhurata nga partneri për ditëlindje kap shifrën marramendëse!

Written by:
Prive
Last updated: 15 Maj, 2025
Share

Modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka bërë sot një postim në Instagram që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Pak ditë pas ditëlindjes, ajo ka shpërndarë një video teksa provon një nga orët më të lakmuara në botën e luksit, një Audemars Piguet Royal Oak totalisht e mbuluar me diamante.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbenita Ismajli (@arbenitalsmajli)

Në përshkrim, Arbenita shkruan: “Imagjino të më urresh ndërkohë që unë zgjedh orën e ëndrrave të mia”

Me këtë postim, ajo duket se jo vetëm ka zgjedhur një aksesor super luksoz, por edhe ka dhënë një mesazh të qartë: jetën po e jeton sipas standardeve të saj, pa u ndikuar nga zërat e tjerë. Dhe fjala “luksoz” është pak të thuhet. Ora që shihet në dorën e saj është një Royal Oak Full Diamond, e njohur në botën e koleksionistëve për çmimin marramendës që fillon nga 150,000 dollarë dhe mund të shkojë deri mbi 500,000, në varësi të personalizimit, cilësisë së diamantëve dhe materialit bazë të orës (shpesh ari i bardhë ose platini).

Dizajni është ikonë i shtëpisë së orëve Audemars Piguet, me formën tetëkëndëshe karakteristike dhe ndriçimin e çmendur të mijëra gurëve të çmuar që mbulojnë çdo milimetër të sipërfaqes. Ky nuk është thjesht një aksesor, por një deklaratë fuqie, stili dhe statusi.

Kujtojmë që Arbenita prej kohësh jeton në Dubai, ku është përfolur për një lidhje me një biznesmen të pasur nga Emiratet.

E larguar nga skenat publike shqiptare dhe pas ndarjes me Fero, ajo ka ndërtuar një imazh të ri, që shkon përtej titullit të “ish-it të dikujt”.

E ndërsa rrjeti ka nisur të vlojë nga komentet, një gjë është e qartë: Arbenita s’po zgjedh më, ajo po dominon. Me orën e ëndrrave në dorë, buzëqeshjen ironike dhe një lifestyle që flet vet, ajo ka vendosur të jetë në kohën e vet. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Alban Skënderaj ‘pushton’ Italinë, 16 mijë zemra në Unipol Forum
Next Article 16 milionë dëmshpërblim, arrestohet Chris Brown
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Mozzik në pazar për orë, video me Egzon Sahitin shkon virale

Pas lajmit të bërë publik dhe dje reagimit të…

Writen by
Prive
24 Shtator, 2025
Yjet

Ekspertët tregojnë: Kjo është koha ideale e ditës për intimitet!

Edhe pse intimiteti ndryshon nga personi në person, të…

Writen by
Prive
2 Shtator, 2025
IntervistaYjet

Igor Minarkov: Artistët shqiptarë të parët nga Ballkani që debutuan në botë!

Muzika shqiptare nuk është më dytësore në Ballkan madje…

Writen by
admin
21 Janar, 2025
Yjet

Thashethemet për ndarje, flet aktori i njohur

Çifti i dashur i kinemasë turke, Barış Arduç dhe…

Writen by
Prive
27 Shtator, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?