Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: 16 milionë dëmshpërblim, arrestohet Chris Brown
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > 16 milionë dëmshpërblim, arrestohet Chris Brown
Yjet

16 milionë dëmshpërblim, arrestohet Chris Brown

Written by:
Prive
Last updated: 15 Maj, 2025
Share

Dramat nuk po i ndahen Chris Brown!

Këngëtari amerikan është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një hotel luksoz në Manchester, në lidhje me një incident të rëndë që tronditi skenën muzikore rreth dy vite më parë.

Fjala është për një ngjarje të ndodhur më 19 shkurt 2023, ku Chris dyshohet se ka përdorur një shishe tequile si armë në një klub nate në Londër.

Sipas raportimeve të fundit nga The Independent, gjithçka ka ndodhur në klubin ekskluziv Tape London, një vend i frekuentuar nga VIP-at, ku Brown ishte i pranishëm me një grup shoqëror. Producenti muzikor Abe Diaw ka deklaruar se këngëtari e ka sulmuar pa paralajmërim, duke e goditur me një shishe direkt në kokë dhe duke vazhduar më pas me shkelma edhe pasi ai ra në tokë.

Incidenti, që nuk u bë publik menjëherë, ka rezultuar në dëmtime serioze për Diaw, i cili më pas ka ngritur padi civile kundër Brown duke kërkuar plot 16 milionë dollarë dëmshpërblim. Sipas padisë, Diaw ka pësuar lëndime në fytyrë, çarje të kafkës dhe trauma afatgjata, për të cilat është dashur ndërhyrje spitalore e specializuar.

Arrestimi i Chris Brown është kryer nga Policia Metropolitane e Londrës, në një hotel në Manchester, pak pas orës 02:00 të mëngjesit të 15 majit. Aktualisht, këngëtari ndodhet në paraburgim dhe do të merret në pyetje nga njësia hetimore për sulme të rënda fizike.

Chris Brown

Kjo goditje ligjore vjen në një kohë jo të mirë për Brown, i cili ishte në prag të një turneu të madh në Mbretërinë e Bashkuar, me një koncert të parashikuar për muajin qershor në arenën Co-op Live në Manchester. Nuk është ende e qartë nëse ky turne do të shtyhet apo anulohet për shkak të hetimeve në vazhdim.

Përfaqësuesit e Chris Brown ende nuk kanë komentuar mbi arrestimin, ndërsa rrjetet sociale tashmë janë vërshuar nga reagimet e ndjekësve që ndahen mes mbështetjes së verbër për artistin dhe kritikave të ashpra për historinë e tij të dhunës.

Kujtojmë që ky nuk është rasti i parë ku emri i Chris Brown lidhet me dhunë. Sulmi ndaj Rihannës në vitin 2009 vazhdon të jetë një njollë që nuk i largohet dot imazhit të tij, pavarësisht përpjekjeve për rehabilitim dhe rikthim në karrierë. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Arbenita lë pa fjalë, dhurata nga partneri për ditëlindje kap shifrën marramendëse!
Next Article Vajzë a djalë? Gëzimja konfirmon gjininë e bebit të tretë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Pritjes i erdhi fundi, ‘Jetë’ vjen nga Egli Tako!

Pritjes së gjatë i erdhi fundi! Egli Tako ka…

Writen by
Prive
26 Maj, 2025
Yjet

Unaza që nuk mund të fshihej më gjatë, Xheneta zbulon gjithçka

Një postim i ish banores së BBVK, Xheneta Fetahu,…

Writen by
Prive
18 Korrik, 2025
Yjet

Olta Gixhari na lë pa fjalë, prezanton shtëpinë e re me tarracë luksoze

Aktorja Olta Gixhari ka ndarë me ndjekësit në Instagram…

Writen by
Prive
22 Maj, 2025
Yjet

‘S’e meritonte’, banorët komentojnë largimin e Albës nga BBVK

Alba ka mbyllur rrugëtimin e saj në shtëpinë e…

Writen by
Prive
7 Shkurt, 2026

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

“Serbja” e Labit bën lëvizjen e papritur: Kërkon vota për Elijonën
15 Shkurt, 2026
Për Landin e West Side Family, Selin është një gjarpër!
15 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?