Teuta Krasniqi ka përjetuar një prej momenteve më të veçanta, jo vetëm si aktore, por edhe si nënë.
Vajza e saj, Tara, është shpallur aktorja më e mirë në edicionin e 19-të të festivalit ndërkombëtar të filmit “Hyjnesha në Fron”, i cili u zhvillua në Prishtinë nga 27 deri më 29 nëntor.
Tara u vlerësua për interpretimin e rolit të Dorës në filmin “Parku i Dorës”, me regji të Sabidin Aliut, projekt në të cilin luan përkrah nënës së saj.
Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë arritje është fakti se nënë e bijë ishin në konkurrencë për të njëjtin çmim, i cili në fund shkoi në duart e Tarës.
Përmes një postimi në Instagram, Teuta ka ndarë fotografi nga ceremonia, duke mos e fshehur krenarinë dhe emocionet për suksesin e së bijës.
“Ai momenti kur Tara është në konkurrencë për çmimin kryesor me mamin e vet dhe ajo fiton. Krenare pa fund. Të dua jetë”, ka shkruar aktorja.
Kujtojmë se “Parku i Dorës”, i cili pati premierën në dhjetor të vitit 2025 në Shkup, shënoi edhe bashkëpunimin e parë të Teutës dhe Tarës në një projekt filmik. Filmi u prezantua gjithashtu në festivalin ndërkombëtar “Manaki Brothers” në Manastir.
Tara, vajza e Teuta Krasniqit dhe këngëtarit Blero Muharremi, duket se po ndjek hapat e së ëmës në botën e aktrimit, duke arritur që në moshë të re të marrë një vlerësim të rëndësishëm për interpretimin e saj. /Prive By LS
View this post on Instagram


