Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Aida Doçi rrëqeth me rrëfimin si nënë: S’më dhemb trupi por zemra
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Aida Doçi rrëqeth me rrëfimin si nënë: S’më dhemb trupi por zemra
Yjet

Aida Doçi rrëqeth me rrëfimin si nënë: S’më dhemb trupi por zemra

Written by:
Prive
Last updated: 4 Qershor, 2025
Share

Kur një nënë bëhet me fëmijë të dytë, askush nuk të paralajmëron për dhimbjen që nuk lidhet me trupin, por me shpirtin. Këtë ndjesi e ka përshkruar në mënyrën më të ndjerë këngëtarja Aida Doçi, e cila është bërë nënë për herë të dytë dhe ka ndarë me publikun një mesazh që i ka prekur të gjithë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aida Doçi (@aidadoci1)

“Kur lindi fëmija im i dytë, nuk e prisja që të më dhimbte kaq shumë… jo trupi, por zemra.”

Në një rrëfim të rrallë dhe emocional, Aida tregon se si ballafaqohet me ndryshimin e ndjenjave që e kaplojnë papritur. Shikon sytë e vajzës së parë, që tani duken më të mëdhenj, por për të ajo është ende e vogël.

“Ajo është ende ajo që më bëri nënë për herë të parë. Dhe befas, më duhej të ndaja veten mes dy dashurive.”

Aida pranon se nuk është xhelozia e vajzës së saj që e lëndon, por ndjesia se nuk mund të jetë më njësoj vetëm për të. “Më dhemb sa herë më pret. Sa herë më shikon pa folur. Ajo nuk e thotë, por e ndjej. Dhe unë ndihem fajtore.”

Por përmes gjithë kësaj përplasjeje emocionale, vjen edhe një kuptim i ri – një e vërtetë që vetëm një nënë mund ta zbulojë me kaq thellësi: “Zemra ime nuk është ndarë. Zemra ime është zgjeruar.”

Në fund, Aida i drejtohet vajzës së saj të parë me fjalë që do mbeten në kujtesë të çdo nëne që ka kaluar nëpër të njëjtin udhëtim:

“Unë nuk të dua më pak, bijë. Unë thjesht po mësoj si të të dua ndryshe – tani ti je motra e madhe. Por për mua… ti do jesh gjithmonë bebushi im i parë.”

Postimi mbyllet me një dedikim të shkurtër por të thellë: Të dua shumë, Aina.

Me këtë rrëfim, Aida Doçi nuk ndau vetëm një ndjesi të sajën, por preku një plagë të heshtur të çdo nëne – fajin, dashurinë, ndarjen emocionale… dhe fuqinë e zemrës që, në vend që të ndahet, vetëm zgjerohet. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article I dyshuari për zhdukjen e Madeleine McCann jep intervistë nga burgu
Next Article Stresi reagon për të arrestuarin për drogë: ‘Ua kam borxh jetën nëse ai…’
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Pamjet bëhen virale! ‘Tolgahan’ flen në Umre me Kuran në dorë

Aktori i njohur turk, Tolgähan Sayışman, i cili njihet…

Writen by
Prive
25 Tetor, 2025
Yjet

Zbulohet e vërteta e marrëdhënies mes Santit dhe Art Rushitit

Së fundmi, në mediat sociale morën hov komentet se…

Writen by
Prive
16 Shkurt, 2025
Yjet

Arratisja e parë bashkë për Anisën dhe Edin

Prej disa ditësh, rrjetet sociale janë “në zjarr” nga…

Writen by
Prive
23 Qershor, 2025
Yjet

Çfarë është 8 marsi?

Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet për çdo vit me…

Writen by
Prive
8 Mars, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

‘Treshi përsheshi’ ribashkohen në Shqipëri
12 Mars, 2026
Xheneta me thirrje i del në krah Gjestit: ‘Të gjithë e dimë çfarë periudha ka kaluar’
12 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?