Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Një amanet që mori dy prindër – dëshira e nënës ua rrëmbeu edhe babanë vajzave të saj
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Bota > Një amanet që mori dy prindër – dëshira e nënës ua rrëmbeu edhe babanë vajzave të saj
BotaUncategorized

Një amanet që mori dy prindër – dëshira e nënës ua rrëmbeu edhe babanë vajzave të saj

Written by:
Prive
Last updated: 13 Qershor, 2025
Share

Një histori prekëse dashurie dhe dhimbjeje është kthyer në një makth. Arjun Patolia, një baba i dy vajzave, rezulton të jetë një ndër viktimat e aksidentit ajror tragjik të Air India, që mori jetën e 241 prej 242 pasagjerëve në bord.

Avioni, që u nis nga aeroporti i Ahmedabad në Indinë perëndimore, ra në tokë vetëm pak minuta pas ngritjes, duke u përfshirë nga flakët. Fluturimi AI171 u nis në orën 13:39 me kohën lokale, por rrugëtimi i tij për në Londër përfundoi tragjikisht.

Arjun ndodhej në Indi për të përmbushur dëshirën e fundit të bashkëshortes së tij, Bharatiben, e cila kishte ndërruar jetë vetëm shtatë ditë më parë në Londër. Ajo kishte kërkuar që hiri i saj të shpërndahej në një lumë në vendlindje, gjë që Arjun e realizoi. Por rrugës për t’u kthyer në Londër, ai rezultoi në listën e viktimave të fluturimit fatkeq që pritej të ulej në aeroportin Gatwick.

He carried out his wife Bharatiben's final wish

Mediat lokale raportojnë se Arjun la pas dy vajza të mitura, tetë dhe katër vjeç, të cilat jetojnë në Londër, ndërsa në Indi jeton nëna e tij, në qytetin Surat.

Ndër viktimat e tjera ishin edhe një vajzë katërvjeçare dhe një djalë dyvjeçar, të cilët ndodheshin mes 52 shtetasve britanikë që humbën jetën. Po ashtu humbi jetën edhe një familje e tërë: Akeel Nanawaba, 36 vjeç, bashkëshortja e tij Hannaa Vorajee, 30 vjeçe, dhe vajza e tyre Sara, 4 vjeçe, që po ktheheshin nga një festë familjare pesëditore.

Në bord ndodhej edhe çifti Fiongal dhe Jamie Greenlaw-Meek, themelues të një qendre spirituale mirëqenieje. Në një video që tashmë tingëllon ndryshe, ata shfaqeshin duke thënë:
“Jemi në aeroport, sapo hipëm në avion. Mirupafshim Indi. Po kthehemi të lumtur, të qetë, shumë të qetë.”

Personi i vetëm që mbijetoi nga kjo katastrofë ajrore është një burrë britanik me emrin Vishwash Kumar Ramesh. Pamjet dramatike treguan 40-vjeçarin duke dalë nga rrënojat e avionit.

/Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Kaq vite mbush sot Getinjo, fjalët më të ndjera vijnë nga Mozzik
Next Article Arrestimi i nënës, Geti thyen heshtjen në rrjete sociale
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Bota

Gjykata merr vendimin per Chris Brown

Këngëtari amerikan Chris Brown ka bërë një paraqitje të…

Writen by
Prive
25 Tetor, 2025
Uncategorized

Casino Dés Classement 2025 Des Mini Jeux De Dés Casino

ContentTémoignages De ClientsDécouvrez Les Joies Des London Sportifs: Stratégies,…

Writen by
Prive
7 Maj, 2025
Uncategorized

Ku mund ta ndiqni prime-n sonte, flet Alaudini

Duket se shikuesit e "Big Brother VIP Kosova" duhet…

Writen by
Prive
5 Dhjetor, 2025
Uncategorized

Familja e Edit i reagon Dolces pas dramës mbrëmë

Nga shtëpia më e famshme në Kosovë tek rrjetet…

Writen by
Prive
16 Dhjetor, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Blerando dorëzohet: Publikon pamjet intime me “sherrin e Valentinit”
15 Shkurt, 2026
I tha se do t’ia ndalonte Zvicrën, Kushtrimi ‘diss’ Labit
15 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?