Largimi i papritur i Behares nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 5” kishte ngritur pikëpyetje të shumta ditët e fundit, ndërsa sonte, gjatë spektaklit Prime, është zbuluar arsyeja që e shtyu të ndërpriste rrugëtimin e saj.
Gjatë spektaklit u transmetua një klip i regjistruar para largimit të Behares nga shtëpia, ku ajo shfaqej duke folur për fëmijët e saj, pasi ishte njoftuar për një situatë që lidhej me ta.
Në atë moment, Beharja i cilësoi fëmijët si pikën e saj më të dobët, duke theksuar se ata janë mbi gjithçka dhe se mirëqenia e tyre ka përparësi ndaj çdo gjëje tjetër.
Ajo nuk dëshironte të jepte më shumë detaje për atë që kishte ndodhur me familjen e saj, duke u shprehur: “Kisha pasur qejf me kaq me përfundu”.
Pas transmetimit të klipit, moderatori Alaudin Hamiti dha sqarime të tjera, duke bërë të ditur se njëri prej fëmijëve të Behares ishte përballur me bullizim në shkollë për shkak të pjesëmarrjes së nënës së tij në një format si Big Brother.
Alaudini zbuloi gjithashtu se kishte mbërritur një raport mjekësor nga Zvicra, i cili lidhej me situatën që kishte çuar në largimin e saj.
Kështu, pas spekulimeve të shumta që qarkulluan në rrjetet sociale, u bë e ditur se pas vendimit të Behares për të lënë shtëpinë qëndronte një situatë familjare që lidhej me fëmijët e saj.
Kujtojmë se Beharja ishte larguar papritur nga BBVK 5, ndërsa deri në spektaklin e sontëm nuk ishte dhënë një shpjegim i plotë publik për arsyet e këtij vendimi.
/Prive By LS


